Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD dorëzon propozimet politike për zgjedhjet/ Basha jep detajet

11:20 11/11/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet e tij sociale ka njoftuar se PD-ja ka dorëzuar disa nisma të rëndësishme në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Bëhet fjalë për propozimet politike si:  listat e hapura; Shqipëria 1 zonë zgjedhore; vota e diasporës.

Basha theksoi se këto nisma janë të konsultuara me qytetarët. Sipas tij këto propozime iu japing fuqi qytetarëve ta zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin dhe qeverinë që duan.

REAGIMI I BASHES

Gjatë kësaj jave Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar disa nisma shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë 🇦🇱.

Shqipëria renditet mes vendeve më te korruptuara, çka ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Shqipëria prej kohësh po vuan dhe nga një plagë tjetër, që është lidhja e politikës me krimin, inkriminimi i pushtetit, kontrolli i vendimarrjes nga krimi. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik. Përtej sulmeve të përditshme, llumit të pakufi që hidhet në arenën e debatit politik dhe mediatik, shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve.

Përveç kësaj, Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformen Zgjedhore propozimet për:

1️⃣ Listat e hapura;

2️⃣ Shqipëria 1 zonë zgjedhore;

3️⃣ Votën e diasporës.

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës. Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend. Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë.

Këto nisma, të cilat ne i kemi konsultuar paraprakisht me qytetarët, kanë një mbështetje maksimale, prandaj tani është momenti që dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve ta shndërrojmë në ligj për t’u dhënë atyre fuqinë e vërtetë në përcaktimin e deputetëve dhe qeverisë së ardhshme.

 

 

Të tjera

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit
Aktualitet

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

Një investigim i emisionit italian “Presa Diretta” në RAI 3 hedh dritë mbi lidhjet mes sektorit të ndërtimit në Shqipëri...

16:01 01/04/2026
Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”
Kryesore

Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar këtë të mërkurë Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave, në një...

12:16 01/04/2026
Para
Kombëtarja drejt “Gjermani 2024”/ Sylvinho, konferencë për media

Kombëtarja drejt “Gjermani 2024”/ Sylvinho, konferencë për media

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

16:01 01/04/2026
Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

12:16 01/04/2026
Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

15:43 31/03/2026
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

14:29 31/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.