Skip to content
Bota

Pas zgjedhjeve, Macron: Duhet të bllokojmë të djathtën ekstreme

· 2 min lexim

Presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e raundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3% të votave

Macron ka dalur në skenë duke përshëndetur mbështetësit.    Ai falënderoi ata që e votuan, si dhe kandidatët e tjerë që u kërkuan mbështetësve të tyre që ta mbështesin, shkruan BBC  Gjithashtu Macron iu kërkon votuesve francezë të votojnë për të për të bllokuar të djathtën ekstreme nga marrja e pushtetit.

“I ftoj të gjithë, përfshirë ata që nuk më votuan në raundin e parë, të mblidhen pas nesh”, tha Macron.   Ai thotë se shpreson të bindë ata që nuk votuan ose që votuan për kandidatët ekstremë.

Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.  Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruarse kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë. Presidenti Emmanuel Macron po kërkon të bëhet presidenti i parë në detyrë që fiton rizgjedhjen pas  Zhak Shirak në 2002.

Sondazhet e opinionit publik parashikojnë se shefi i Elisezë pritet të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, edhe pse gara përballë Le Pen pritet të jetë e ngushtë.