Skip to content
Të Gjitha

Pas takimit me Bashën e Ramën, ambasadorja e SHBA-së një porosi edhe për Vettingun

· 2 min lexim

Aktualisht Vettingu është pezulluar për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe deri më tani nuk është caktuar një ditë ende për rifillimin e procesit.

Së fundmi, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bundo.

Kim ka treguar me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale shkruan se kanë rënë dakord që procesi i Vettingut të përshpejtohej, në mënyrë që Reforma në Drejtësi të ketë sukses.

“Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por më të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për t’i shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që procesi i Vettingut të shpejtohet. Shqipëria dhe BE-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!,”-shkruan Kim.

Më herët Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Sipas ambasadores, pjesë e diskutimit ka qenë dhe Reforma Zgjedhore.

Ndërkohë, sot kreu i PD-së Lulzim Basha priti në seli ambasadorët e BE-së dhe pas takimit Basha u shpreh se ka kërkuar ndihmë nga ambasadorët që Shqipëria të afrohet sa më shumë me BE.