Skip to content
Uncategorized

Pas Shqipërisë dështon edhe Kosova, ‘Dardanët’ e pësojnë me Slloveninë

· 1 min lexim

Ekipi i Kosovës, ka pësuar humbjen e saj të dytë vetëm në pak ditë në ndeshjet e grupit të saj në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e Callandes janë mundur minimalisht me rezultatin 0-1 nga sllovenët duke mos marrë ende fitoren e parë në Ligën e Kombeve për këtë vit.

Ishte Vuçkiç ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 22-të duke i dhuruar kështu 3 pikë me vlerë ekipit slloven.

Nga ana tjetër edhe Kosova kishte mjaft raste për shënim në pjesën e parë të ndeshjes, por portieri i njohur slloven, Jan Oblak ishte i pakalueshëm duke mos pësuar asnjë gol.

Humbja e dardanëve vjen vetëm pak orë pas zhgënjimit që bëri kombëtarja kuqezi. Kombëtarja barazoi 0-0 në transfertën e Kazakistanit.

Edhe pse barazim, kuqezinjtë mbeten në lojë për të fituar grupin, pasi numërojnë pikë të barabarta 4, me të gjithë rivalët për kreun e grupit.