Skip to content
Politikë

Pas Kuvendit, deputetët e PD-së i bashkohen protestës para bashkisë së Tiranës

· 1 min lexim

Deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë Kuvendin dhe janë drejtuar drejt Bashkisë së Tiranës për të marrë pjesë në protestën e radhës kundër Erion Veliajt.

Qytetarët kërkojnë largimin dhe përballjen e Veliajt me drejtësinë për inceneratorët dhe dosjen 5D.

Gjatë protestës, Adriana Kalaja ka deklaruar se nuk heqim dorë nga kjo betejë që kemi nisur. Teksa ajo theksoi se Erion Veliaj i shkarkoi 12 drejtorët se i pret burgu.

Ndërsa Blushi thotë se është koha për aksion, është në duart tona për të bërë drejtësi. Populli nuk ka asnjë alternativë.