Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Parandalohet atentati në Lezhë, arrestohen 2 persona (EMRAT)

14:55 17/08/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia e Lezhës. Është finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Dyshimi” ku për pasojë kanë rënë në pranga 28-vjeçari Nikoll Sherniku ëpr posidim të armëve dhe municioneve luftarake dhe 34-vjeçarja Flutura Berisha për moskalllëzim të krimit. Mësohet se 28-vjeçari ka tentuar të fshehë armën gjatë momentit kur është kapur, por nuk i ka shpëtuar dot policisë. Gjithashtu në cilësine e provës maeriale janë sekuestruar  armë zjarri, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe një automjet i blinduar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë, me mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dyshimi”, si rezultat i të cilit është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasja F.B. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.

Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases F. B., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.

Në momentin e kapjes, shtetasi N.Sh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xh.P.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.

Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor të koduar “Dyshimi” u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– N. Sh., 28 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– F. B., 34 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të lidhura

Erion Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin nr. 13 “87 2025 85”, datë 13 mars 2025, të...

15:20 08/07/2025
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures
Aktualitet

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Më 8 Korrik, besimtarët myslimanë, veçanërisht ata të besimit bektashi në Shqipëri, kremtuan Ditën e Ashures,një ditë me simbolikë të...

13:36 08/07/2025
Para
Atentati ndaj Brilant Martinaj në Fushë-Krujë! Dalin pamjet e makinës së përdorur nga autorët (Detajet)

Atentati ndaj Brilant Martinaj në Fushë-Krujë! Dalin pamjet e makinës së përdorur nga autorët (Detajet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

15:20 08/07/2025
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

13:36 08/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U plagos gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

13:15 08/07/2025
Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

12:52 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.