Skip to content
Aktualitet

Paralajmëruan protestë për Teatrin Kombëtar, artistët dhe opozita dalin në shesh

· 1 min lexim

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ashtu siç edhe paralajmëruan paraditen e sotme, kanë dalë në shesh për të protestuar një ditë pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Dyert e kryeministrisë janë rrethuar me gardh metalik për t’i paraprirë çfarëdolloj situate. E ndërsa forcat e FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t janë në gatishmëri.

Nuk dihet ende skenari i opozitës, por siç shihet policia është përgatitur edhe për rastin se mund të ndodhin përplasjetë forta mes tyre e qytetarëve.

Nga ana tjetër, paralel me orarin e protestës, presidenti Ilir Meta po mban një takim me ambasadorë të BE në vendin tonë.

Takimi mes kreut të shtetit dhe 4 diplomatëve të huaj po mbahet në Pallatin e Brigadave dhe në fokus të takimit është situata që po përjeton vendi ynë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në takim është thirrur edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, por ajo nuk i është përgjigjur ftesës së Metës, për motive ende të paqarta.