Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pandemia e gjunjëzoi turizmin, udhërrëfyesit më të goditurit. Ja sa i kanë rënë të ardhurat këtij sektori…  

12:47 15/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Pandemia e koronavirusit ka qenë vrastare këtë vit për sektorin e turizmit më shumë se për çdo sektor tjetër ekonomie, por edhe brenda grupit të madh të industrisë turistike ka pasur disa nënsektrorë që kanë qenë më të paralizuarit.

Nëse sektori i hotelerisë punojë disi me copa këtë verë, disa sektorë të tjerë turistik, ndër të cilët edhe udhërrëfyesit ose guidat malore, ishin thuajse inekzistent.

Udhërrëfyesit që çdo vit shoqëronin grupe turistësh sidomos në malet e Shqipërisë, ose në zonat rurale, këtë vit janë çapitur, ose më mirë kanë “tretur dhjamin” e tyre.

Arben Kola i cili që prej vitit 2010 ushtron profesionin e udhërrëfyesit, kryesisht për grupet e huaja turistike, u përball këtë vit me rënie drastike të të ardhurave nga aktiviteti, si rrjedhojë e pengesave që krijoi pandemia Covid-19 në lëvizjen e lirë, e sidomos të huajve.

Kola ka deklaruar për “Monitor.al” se, të ardhurat e tij kishin pësuar rënie me 99% krahasuar me një vit më parë. Ai ka punuar vetëm 7 ditë përgjatë këtij viti, teksa vitet e kaluara ai zakonisht kishte kërkesa më shumë se mund të përballonte për arsye se, komuniteti më i madh i guidave në botë (ëëë.tourhq.com) e ka renditur atë si guidën me pikëzimin më të lartë në Shqipëri.

Ai tha se, nuk e ka përfituar as pagën e luftës, pasi ai beson se procesi është i shoqëruar me korrupsion.

Ndër punonjësit në sektorin e turizmit, udhërrëfyesit janë më të goditurit nga pandemia, pasi aktiviteti i tyre kishte varësi të lartë nga turistët e huaj që kërkojmë eksplorime dhe shoqërime, ndryshe nga shqiptarët që edhe kur udhëtojnë brenda vendit, janë të interesuar më shumë për gastronominë se sa për eksplorime.

Anketa e shoqatës

Shoqata e Udhërrëfyesve Turistikë të Shqipërisë, pas një ankete me udhërrëfyesit, zbuloi se, të ardhurat e tyre kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë këtij viti.

Profesioni i udhërrëfyesit turistik ushtrohet nga 365 persona të licencuar nga Ministria Turizmit në të gjithë Shqipërinë, të ndarë në tre kategori kryesore: atë të udhërrëfyesit turistik kombëtar, ku numërohen 277 persona, 61 udhërrëfyes lokal dhe 27 udhërrëfyes turistikë që mbulojnë specialitete të veçanta të cilët janë certifikuar dhe licencuar nga ministria e Turizmit gjate tre viteve te fundit.

Sondazhi u plotësua nga 53 udhërrëfyes turistikë, të cilët përfaqësojnë 15,5% të udhërrëfyesve shqiptare, të cilët i përkasin kategorisë së udhërrëfyesit kombëtar (46 udhërrëfyes) dhe lokalë (7 udhërrëfyes) por me shtrirje në të gjithë Shqipërinë çka e bën pyetësorin përfaqësues të problematikës dhe realitetit që kanë hasur udhërrëfyesit gjatë vitit 2020 dhe pritshmërisë së tyre për vitin 2021.

Sipas sondazhit të realizuar nga Shoqata e Udhërrëfyesve Turistik të Shqipërisë, rreth 75% e udhërrëfyesve janë të vetëpunësuar pra punojnë si bashkëpunëtore të jashtëm të operatoreve turistik në bazë të një kontrate shërbimi ose si persona fizik të regjistruar si të tillë në organet tatimore. 50% te tyre kanë të ardhurat nga puna udhërrëfyes turistik te vetmin burimi të të ardhurave te tyre vjetore.

Shoqata e Udhërrëfyesve njoftoi se përgjatë vitit 2020 ka rënie te madhe te të ardhurave në krahasim me vitin 2019 për shkak të pasojave që pati në industrinë turizmit pandemia e COVID-19 dhe shtrëngimi i lëvizjes ndërkufitare të udhëtarëve qe pasoi atë.

Nga sondazhi rezulton se vetëm 40% e udhërrëfyesve turistik vazhdojnë të jenë të punësuar pranë një operatori turistik ose të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si të vetëpunësuar si udhërrëfyes turistik. Si rrjedhojë 60% e udhërrëfyesve turistikë janë të papunë ose kanë pezulluar aktivitetin e tyre përkohësisht (pezullim nipti i përkohshëm), ose janë të punësuar në një biznes ose punësim tjetër jashtë profesionit te tyre të udhërrëfyesit turistik.

Falimenton sektori

Përgjatë vitit 2020, udhërrëfyesit turistik patën anulime masive të prenotimeve nga operatoret ose grupet turistike, çka bëri qe 80% e udhërrëfyesve nuk kryhen asnjë udhërrëfim turistik.

Gjendja e udhërrëfyesve turistik është aq dramatike sa 1 në 5 udhërrëfyes po mendon seriozisht të braktisë profesionin e udhërrëfyesit dhe të ndryshojë karrierën e tij në të ardhmen, analizoi shoqata, bazuar në rezultatet e sondazhit.

Fatkeqësisht, sipas Shoqatës, situata ekonomike e udhërrëfyesve turistik u rëndua edhe nga mungesa totale e ndihmës nga shteti pasi ata nuk përfituan nga ndihme “paga e luftës” që shpërndau qeveria për të ndihmuar individët apo bizneset e prekura nga pandemia pasi aktiviteti i udhërrëfimit nuk u përfshi në listën e bizneseve që nuk të ushtronin aktivitetin e tyre edhe pse indirekt u ndalua lëvizja me mjetet e transportit publik, u ndaluan hyrjet dhe daljet në pikat kufitare dhe u ndalua grumbullimi i njerëzve në grupe që është edhe mënyrën e zhvillimit te udhërrëfimit turistik.

Kjo u privoi atyre të drejtën të aplikonin për këtë apo çfarëdo ndihme tjetër që u aplikua nga qeveria gjate kësaj periudhe.

Bazuar ne informacioni e grumbulluar nga udhërrëfyesit turistik, anëtare të shoqatës ATGA, në lidhje me rezervimet nga operatoret turistik për shërbimin e udhërrëfimit turistik, parashikimi për vitin 2021 është dëshpërues pasi 73% e udhërrëfyesve turistik nuk kanë deri tani asnjë prenotimin për sezonin turistik të vitit 2021, ndërkohë që edhe ata udhërrëfyes qe kanë arritur të marrin disa prenotime, ato nuk e kalojnë numrin 10.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: falimentimguidaturizmiudhërrëfyes

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

Qeveria tërhiqet para “grevës” së futbollit, ul taksat për presidentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.