Skip to content
Të Gjitha

Pandemia Covid-19 në radhët e policisë, del pozitiv efektivi i togës së shoqërimit

· 1 min lexim

Koronavirusi mesa duket është rikthyer në radhët e policisë. Sipas “Faxweb”, mësohet se një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjatë së dielës ai bashkë me nënën e tij dhe vajzën kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

Ndërsa dje pasdite u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitivë. Mësohet se të tre janë izoluar në banesë.

Dyshohet se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij. Kjo e fundit punonte si shitëse, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet informacion për veprimet që do ndërmerren me personat në kontakt me efektivin.