Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Paketa anti-shpifje, çështja e detit me Greqinë dhe largimi nga posti, Meta i sqaron të gjitha në konferencën me gazetarët

12:21 18/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku ka folur për lajmin që po qarkullon së fundmi se do të largohet nga presidenca për një post qeveritar, çështjen e detit me Greqinë dhe paketën antishpifje.

Më parë Meta pati  deklaruar se për hir të krizës politike në vend gjithmonë ka qenë i gatshëm për të lënë edhe edhe postin e kreut të shtetit. Por, ditën e sotme presidenti rrëzoi poshtë të gjitha zërat dhe tha se do të qëndrojë në këtë post deri në mbarim të mandatit, për të mbrojtur Kushtetutën.

“Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën të lija edhe postin e presidentit që të gjeje një zgjidhje për vendin. Por dua t’ju siguroj pa hyrë në komente që kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga çështja e garantimit të zgjedhjeve të lira, t’ju them se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri në 4 kori 22 do të jetë kështjellë e pamposhtur do ta mbaj edhe në të gjithë mënyra. Për këtë të jeni të qetë. Deri në 24 korrik, por ky nuk është problemi i vetëm edhe gjatë viteve ka qenë institucion që e ka mbrojtur kushtetutën. Për sa i takon cështjes së zgjedhjeve për muaj ka vetëm një gjë rëndësi të jenë të lira dhe të ndershme. Vetë kushte  e BE e kanë një kërkesë ulimative”, u shpreh Meta.

Më tej presidenti Meta u pyet edhe për çështjen e shumë përfolur të ditëve të fundit, zgjerimin territorial të Greqisë në detin Jon. Në lidhje me këtë temë Meta i ka dërguar kryeministrit Rama një letër, por kreu i shtetit theksoi  se akoma nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me këtë.

Ndër të tjera presidenti ka theksuar se në lidhje me këtë çështje ai zbaton vetëm kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta.

“Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona.

Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, ka thënë Meta.

Ndërkohë në lidhje me paketën anti-shpifje, Meta tha se thirrja e djeshme e raportuesit të Këshillit të Europës për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje dhe të nisin të nismë të re në një linjë me standardet europiane, është një kambanë alarmi dhe se këtë shqetësim e kishte ngritur prej kohës por nuk është dëgjuar nga mazhoranca. Meta tha se qeveria duhet të dëgjojë mirë këtë thirrje pasi e ka detyrim të sigurojë zgjedhje të lira.

“Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme siç e rekomandon OSBE”- tha Meta.

Të lidhura

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Para

Jep dorëheqjen drejtuesi aktual i KQZ-së Klement Zguri, ja kur i mbaronte mandati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.