Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Opinion/ “Burri im është gjithçka e imja”, fraza që vrau ëndrrën e Liridonës

12:03 02/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Liridonën nuk e vrau vetëm burri, e vrau shteti dhe shoqëria!

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë dhe në një sistem ku dhuna, krimi, përdhunimet, poshtërimi, paraja e pistë dhe korrupsioni kanë kapur prej fyti jo vetëm politikanët, por edhe popullin e thjeshtë.

Një sistem që vazhdimisht imponohet dhuna, paraja, droga, ku çdo gjë anormale është kthyer në një gjë krejt normale, ku shteti ka zënë pozicionin e spektatorit dhe po shijon një shfaqje teatrale, ku populli vritet, poshtërohet, nuk ka të drejta themelore, madje as për të jetuar normalisht.

Epo shteti nuk vepron, edhe pse demokracia ia ofon mundësitë që të jetë rregullues i rendit, sigurisë dhe qetësisë për vendin dhe për qytetarët e vet.

U nisëm nga rasti i fundit që ndodhi në Kosovë, një burrë organizon kriminalisht varsjen e gruas së vet, madje paguan shumë të majme që ajo mos të jetojë më. 15 mijë euro para se ta varsin dhe 15 mijë euro kur të sigurohet që nëna e fëmijëve të vet nuk jeton më.

Një rast që jo vetëm të rrënqeth mishin, por edhe të bie “shuplakë”, në kuptimin që gjërat nuk funksionojnë normalisht.

Në një shtet normal dhe më një burrë normal, Liridona Murseli sot do ishte gjallë dhe emri i saj nuk do mbushte titujt e lajmeve, edicioneve informative dhe as nuk do përmendej nga policia apo nga politikanë që kanë reaguar për ngjarjen e rëndë.

Mirëpo, fati nuk ishte në anën e saj, ajo u vra brutalisht nga një vrasrës serial, i paguar pikërisht nga bashkëshorti i saj.

Liridona në bio-n e saj në Instagram shkruante: “Burri im është gjithçka e imja”! Një frazë që vret kur shikon se çfarë ndodhi më pas më të. Nëna e fëmijëve që siç duket dashurinë për familjen e saj e kishte të madhe, madje edhe për burrin e saj, Naimin.

A kishin ata keqkuptime të vazhdueshme mes njëri-tjetrit? Nëse po, pse divorci nuk ishte zgjidhja, por vrasja? Sepse në shoqërinë tonë sot është turp të divorcohesh, ti je një grua jo e suksesshme dhe jo e fortë nëse ndahesh nga partneri yt, nga bashkëshorti yt, është turp të bësh turp, por nuk qenka turp të organizosh një vrasje, të marrësh jetën e një njeriu pa asnjë kompetencë.

Firma e martesës nuk është porta që të lejon ta trajtosh bashkëshorten si vartësen tënde, ta trajtosh si shërbëtore dhe madje edhe ta zhveshësh nga ndjenja e humanizmit.

Por, gjithashtu firma e martesës nuk është as suksesi i një marrëdhënieje të shëndetshme, nuk është serioziteti që e karakterizon një raport.

Askush nuk ka të drejtë të të marrë jetën! Rastet e krimit brenda familjes janë rritur, e nga ana tjetër nuk po ndiqet asnjë politikë mbështetëse për gratë, por edhe për burrat që bien pre e dhunës në familje. E në këtë rast, përgjegjësia ngelet tek të zgjedhurit tanë, që preferojnë të flasin në çdo debat televiziv për raportet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk flasin për hallet e vërteta që has shoqëria sot, si krimin, dhunën, papunësinë, mundësitë për të pasur një jetë normale dhe der diku të mirë.

Po të funksionte shteti dhe policia, nuk do të kishim grup të mirëorganizuar kriminal, që vret për një dorë lekë një nënë të re. Nuk do kishim një burrë që në vend që të divorcohej zgjodhi ta hiqte qafe dhe pretendonte ta mbyllte me 30 mijë euro ngjarjen makabër.

Urojmë që raste të tilla të rënda të mos ndodhin më, ama edhe ne duhet të reagojmë kundrejt këtyre problemeve thellësisht të rënda që i hasim çdo ditë, edhe në familjet tona, edhe në rrethin shoqëror, edhe në shkollë, edhe në shoqëri.

Të lidhura

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

Një përplasje mes dy banorëve në zonën e Alliasit në Tiranë ka përfunduar me të shtëna armësh mëngjesin e sotëm....

08:52 08/06/2025
Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Para
Berisha tregon ‘prapaskenat’ politike në Kuvendin Kombëtar

Berisha tregon ‘prapaskenat’ politike në Kuvendin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

08:30 08/06/2025
E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

08:20 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.