Skip to content
Kryesore

Operacioni antidrogë në Korçë, 6 të arrestuar

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar gjashtë persona në kuader të operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”.

Kontrollet kanë nisur gjatë mbrëmjes të së hënës e gjithashtu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Burimet bëjnë me dije se janë siguruar prova që personat e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike. Gjithashtu janë bërë kontrolle në banesa, lokale.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.