Skip to content
Të Gjitha

Operacion i madh antikanabis! FNSH blindon Krujën, dronët zbulojnë parcelat e trafikantëve(Video)

· 2 min lexim

Policia e Durrësit, ajo e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion blic në fshtratat e Krujës:në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh.

Si rezultat i kontrolleve me drone u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, po nga monitorimi me drone dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

 

Njoftimi i Policisë:
Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë. Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin. Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2749337832019237/