Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OKB: Regjimi taliban për gratë afgane, më represivi në botë

12:52 08/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në Afganistan më 8 mars, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, talibanët ushtrojnë regjimin më represiv për gratë në botë. Misioni i OKB-së u kërkoi udhëheqësve të Afganistanit të heqin kufizimet e ashpra që ata kanë vendosur ndaj popullatës së gjinisë femërore të vendit që nga rifitimi i pushtetit.

Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori përsëri kontrollin e kombit të shkatërruar nga lufta, fillimisht ky grup kishte premtuar se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave.

Megjithatë, talibanët kanë vendosur një qëndrim të ashpër, duke shtypur më tej të drejtat e grave dhe duke kufizuar liritë, madje edhe ndalimin e arsimimit të vajzave pas klasës së gjashtë.

Gratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë. Ato janë të detyruara të mbajnë mbulesë në publik, si dhe u ndalohet të punojnë për OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e cila publikoi raportin e saj më 7 mars, shkalla e punësimit për gratë afgane ka rënë për 25 për qind që kur talibanët rimorën pushtetin.

“Afganistani nën pushtetin e talibanëve, mbetet vendi më represiv në botë në lidhje me të drejtat e grave”, tha Roza Otunbayeva, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kreu i misionit të OKB-së në Afganistan (UNAMA).

Ajo shtoi se veprimet e grupit për të zhdukur të drejtat e grave kanë qenë “metodike, të qëllimshme dhe sistematike”.

Sipas organizatave të ndihmës dhe grupeve humanitare, më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit vuajnë nga uria, ku fëmijët janë më të rrezikuar nga mungesa e ushqimit bazë për ta.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kombet e Bashkuara në Afganistan po përsërisin thirrjen e tyre ndaj autoriteteve de facto të vendit për të larguar kufizimet e ashpra mbi të drejtat themelore të grave dhe vajzave”, tha UNAMA në deklaratën e publikuar.
“Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të rikthehen menjëherë në mënyrë që të ndërtohet një Afganistan gjithëpërfshirës, paqësor dhe shpresëdhënës”, u thuhet tutje në deklaratë./rel

Të lidhura

“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak
Aktualitet

28-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh” ka sjellë arrestimin në flagrancë të...

12:35 15/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

Përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar edhe më shumë krizën institucionale në...

12:23 15/07/2025
Para
Arrestohet autori i plagosjes me thikë në Shkodër, ja për çfarë dyshon policia

Arrestohet autori i plagosjes me thikë në Shkodër, ja për çfarë dyshon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak

28-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan

12:35 15/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

12:23 15/07/2025
Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

11:42 15/07/2025
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

11:34 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.