Skip to content
Të Gjitha

OFL i dërgoi sot formularin, kush është ish-oficeri i Forcave Speciale që kthehu shtëpinë e tij në laborator droge?

· 2 min lexim

OFL i ka kdërguar ditën e sotme formularin e deklarimit të pasurisë, ish-oficerit të Forcave Speciale të Policisë Gëzim Çelës.

Ky i fundit rezulton i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” në vitin 2015, e ndërsa njihet si “bos i trafikut ndërkombëtar të drogës”.

Ky trafik ndërkombëtar e kishte origjinën nga vendet e Lindjes së Mesme, kalonte nga Turqia përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, drejt Kosovës e vendeve Perëndimore.

Çela u akuzua se përdorte banesën e tij në Fushë Kuqe (vendlindja e tij) për trafik droge.

Në kontrollin e kryer në banesë policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogramë kanabis sativa.

Po ashtu forcat policore sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Gëzim Çela u arrestua nga policia nën akuzën e shumë veprave penale por u lirua nga gjyakata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Çela u arrestua përsëri pas lirimit të tij, pasi kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la me “arrest shtëpie”.

Ai e kishte kthyer banesën në një laborator të mirëfilltë për përzierjen e drogës ndërsa u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Po ashtu Gëzim Çela rezulton i dënuar edhe nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë para vitit 1997.