Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ofendimet pas monologut për tekstet e reperëve, reagon sërish Nano: E kanë mbytur shqipen me shprehi serbe

12:00 09/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Analisti Mustafa Nano është rikthyer edhe njëherë të flasë për tekstet e këngëve hip-hop, por kësaj radhe për reagimet ndaj monologut të tij të mëparshëm.

Sipas tij, njerëzit që thonë se po përçan shqiptarët, janë ata që e kanë mbytur gjuhën shqipe me shprehi serbe.

Analisti shprehet, se këto persona duhet të punojnë, që të deserbizojnë shqipen e tyre.

Nano bie dakord me faktin se kosovarët po bëjnë me të vërtetë muzikë të mirë.

Këtu ai përmend këngën “Ushtari i rrugës”, për të cilën thotë se ia vlen ta dëgjosh.

Kjo këngë sipas tij ka fraza të bukura, mesazhe edukative dhe patriotike.

Monologu i plotë

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!” Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhëtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija. Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre. Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe. Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë. Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë. Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre. Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës. Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa. Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë. Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku. Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale. Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.

Analisti Mustafa Nano një javë më parë në emisionin e tij “Provokacija”, i kushtoi një monolog teksteve të reperëve shqiptarë, të cilët i quajti vulgare.

Etiketa: monologmustafa nanoreagime

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

Zgjidhet emri i stadiumit të ri kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.