Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Numri i të infektuarve më i lartë jashtë Kinës, OBSH: “Epidemia e Coronavirusit në pikën vendimtare”

17:37 27/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Coronavirusi ka prekur deri tani më shumë se 45 vende, ku janë shënuar më shumë se 81 000 persona të infektuar dhe mëse 2 760 viktima.

Nga këta, më shumë se 40 viktima janë identifikuar jashtë Kinës, teksa 29 viktima janë regjistruar brenda 24 orëve, numri më i ulët në gati një muaj, kurse numri i të infektuarve tashmë është më i lartë jashtë shtetit kinez.

Pas Kinës, vendet më të prekura janë: Koreja e Jugut, vendi i dytë me 1 600 raste dhe 12 viktima, Irani 26 viktima për 245 raste të raportuara, Italia, mbi 500 raste të identifikuara dhe ka 14 vdekje.

Në fillim të kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se ndodhemi në prag të një pandemie, teksa ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i OBSH vlerësoi se epidemia e Coronavirusit ka arritur në një “pikë vendimtare” dhe u bëri thirrje vendeve të veprojnë “me shpejtësi” për të frenuar virusin shumë të rrezikshëm.

“Ne jemi në një kohë vendimtare. Nëse veproni në mënyrë agresive tani mund ta kufizoni këtë koronavirus. Këshillat e mia janë të veproni shpejt, ” tha Tedros Adhanom Gebrejesus në një konferencë për shtyp.

Tedros bëri me dije se shqetësimi më i madh i organizatës tani është ajo që po ndodh në pjesën tjetër të botës, me më shumë se 3,470 raste të infektuara në 44 vende, ku në 24 orët e fundit, shtatë vende, përfshirë Brazilin dhe Norvegjinë, kanë regjistruar rastet e tyre të para të infeksionit.

Kështu, shefi i OBSH-së u bën edhe një herë thirrje vendeve të veprojnë shpejt, të përgatiten për t’u marrë me epideminë, edhe pse nuk kanë raste të infektuara.

Ai shtoi se disa vende nuk kishin regjistruar një rast të vetëm për më shumë se dy javë, të tilla si Belgjika, Kamboxhia, India, Rusia dhe Vietnami.

“Secila prej këtyre vendeve është e ndryshme, dhe secila tregon se masat agresive dhe të hershme mund të parandalojnë transmetimin përpara se virusi të bëhet i fortë,” tha Gebrejesus.

Në mesin e këtyre vendeve renditet edhe Shqipëria, ku përveç disa rasteve të dyshuara, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i prekur, teksa kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, pjesë e të cilës ishin ministra dhe zyrtarë të tjerë , ku temë diskutimi ishin masat e marra kundër Coronavirusit.

Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë, tregon se ku do të ngrihet karantina

Etiketa: CoronavirusiOBSHte infektuar

Të tjera

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?
Aktualitet

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

Figurat e trafikut të drogës, prostitucionit, trafikut të qenienve njerëzore, korrupsionit dhe pastrimit të parave vijojnë të përfitojnë miliona euro...

13:03 10/12/2025
Para

Pas deklaratave për presidentin, Bardhi sulmon ministren Gjonaj: "Ka marrë pjesë në një akt mafioz"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane

Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane

20:46 09/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.