Skip to content
Bota

“Nuk marr dot frymë”! Fjalët e fundit të George Floyd, “fluturojnë” në qiellin e New Yourk-ut

· 1 min lexim

Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd ka tronditur botën.

Rezultati i autopsisë së parë u kundërshtua nga familjarët, por edhe nga të gjithë protestuan.

Në këto rezultate thuhej se Floyd, nuk ka vdekur si shkak i dhunës që ushtroi polici mbi të, por për shkak të problemeve me zemrën që ai vuante më herët.

Ditën e sotme, mediat e huaja kanë raportuar se autopsia e dytë, e kryer në mënyrë private për vdekjen e Floyd, zbuloi se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e asfiksisë që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm për disa minuta.

Ndërkohë paraditen e sotme fjalët e fundit që George tha teksa po jepte jetë, janë ngjitur në qiellin e qyteteve të mëdha në SHBA,me ndihmën e një avioni.

“Ju lutem, nuk marr dot frymë.”- kanë qenë fjalët e fundit që tha Floyd ndërkohë që polici i kishte vendosur gjunjët në qafë.

Këto fjalë të dhimbshme të 46-vjeçarit, janë kthyer në sloganet e mijëra protestuesve në SHBA.

Qytetarët po mbajnë ende protesta të dhunshme, ku disa persona kanë humbur jetën.