Skip to content
Të Gjitha

Nuk kishin dokumenta, IKMT gjobit 5 gurore në Berat dhe Ura Vajgurore

· 1 min lexim

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ushtruar kontroll në guroret e Beratit dhe Urës Vajgurore.

Gjatë kontrollit u konstatua mungesë dokumentacioni në 5 subjekte që ushtronin veprimtarinë e prodhimit dhe përpunimit të gurit.

Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka vendosur gjobë administrative, 1 milionë lekë për secilin subjekt.

Ndërkohë IKMT dhe Policia e Shtetit po vijon kontrollet për ndotësit e mjedisit u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet e konstatuara në numrin 112 ose në Komisaritain Dixhital.