Skip to content
Të Gjitha

Njihuni me djalin e memeve, ja si e fitoi famën krejt rastësisht Sarim Akhtar

· 1 min lexim

Të gjithë personat që janëë aktiv në rrjetet sociale e njohin shumë mirë personin në foto, i cili është bërë imazhi i shumë memeve në internet.

Askush nuk e di se cili është në të vërtetë personi i cili ka bërë shumë njerëz të qeshin me imazhin e tij.

Edhe në Shqipëri imazhi i tij është përdorur masivisht për meme nga më të ndryshmet, që nga memet për të bërë sarkazëm me politikën e deri në memet “soft” me qëllimin e vetëm, argëtimin e publikut.

Por, e dini kush është ky person në të vërtetë?

Ai është Sarim Akhtar, një britaniko-pakistanez që jeton në Londër. Sarim, ka edhe një profil në Twitter, ku e prezanton veten si “tifoz i kriketit dhe The Meme Guy”.

Të gjithë famën që ka tani, e gëzon falë një shkrepjeje krejtësisht të rastësishme të mimikës që bëri Sarim, pasi ndodhej në stadium duke parë një ndeshje kriketi.

Lojtari pakistanez, Asif Ali, nuk e bëri mirë punën e tij dhe humbi një gjuajtje gjatë lojës kundër Australisë, duke sjellë fytyrën e njohur të rrjeteve sociale.