Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një tjetër demokrat paraqet kandidaturën në primaret për Bashkinë e Kamzës, ja për kë bëhet fjalë (Emri)

12:01 07/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një kandidat tjetër pas Asllan Dogjanit ka shpallur kandidaturën në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës. Ish-drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha prezantoi kandidaturën për Bashkinë Kamëz këtë të hënë. Gjatë një konference për shtyp ku prezantoi kandidaturën, Hoxha tha se në këtë garë nuk do të ketë të fituar dhe të humbur dhe nëse ai nuk zgjidhet kandidat i PD-së, do t’i japë dorën fituesit.

Deklarata e Hoxhës

Unë jam Arjan Hoxha dhe kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë Kamëz.

Ky vendim nuk ka qenë i thjeshtë dhe as i rastësishëm. E kam marrë këtë vendim me qëllimin që së bashku me të gjithë demokratët, pa përjashtim, t’ua kthej bashkinë e marrë peng nga Edi Rama dhe Rakip Suli qytetarëve të Kamzës.

Qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, më shumë se kushdo tjetër, janë dëshmitarë të trajtimit diskriminues, tallës dhe poshtërues që iu është bërë nga qeveria e Edi Ramës për të vetmen arsye se ata kanë qenë kurdoherë besnik ndaj të djathtës dhe Partisë Demokratike.

Diskriminimi ndaj këtyre banorëve mund të vërehej lehtësisht në deklaratat e mbushura me mllef dhe fyerje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij, në mungesën e investimeve në punësim, shëndetësi dhe arsim, në heqjen padrejtësisht nga puna dhe skemat e mbështetjes sociale.

Sikur kjo sjellje e pushtetit qëndror ndaj banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit të mos mjaftonte, ardhja e Rakip Sulit në krye të Bashkisë Kamëz me vetëm 6% të pjesëmarrësve në zgjedhje, do ta vështirësonte edhe më shumë jetën për banorët e Kamëz dhe Paskuqanit. Sot, të gjithë janë dëshmitarë të aferave korruptive, abuzimeve dhe veprimeve arbitrare të Rakip Sulit dhe administratës së tij.

Por, në 14 Maj, pushteti lokal i Edi Ramës dhe Rakip Sulit në Kamëz dhe Paskuqan merr fund.

Menjëherë pas përfundimit të proçesit historik të primareve në 4 Dhjetor, kandidati zyrtar i Partisë Demokratike dhe ekipi i tij do të fillojnë punë për ndërtimin e një platforme fituese që ofron zgjidhje dhe mundësi zhvillimi për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, pavarësisht bindjeve të tij politike.

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

Kur vendosa t’i bashkohem lëvizjes reformuese dhe rithemeluese të Dr. Berishës, e bëra me bindje të plotë se vota dhe vullneti i anëtarëve duhet të jetë në thelb të një partie politike. Veçanërisht një partie politike që solli idene e pluralizmit dhe votës së lirë në Shqipëri. Me këtë bindje, garova edhe në zgjedhjet për kryetar të PD-së Kamëz dhe me votëbesimin tuaj masiv, ia dolëm.

Nga dita e parë që jam zgjedhur në drejtimin e PD-së Kamëz, e kam ndjerë peshën e përgjegjësisë së këtij pozicioni. Prandaj, së bashku me ekipin drejtues të degës i jemi vënë punës për të takuar çdo demokrat, për ta falënderuar për kontributin e tij, për të dëgjuar idetë dhe për ta ftuar që të vazhdojë kontributin brenda familjes tonë politike.

Pikërisht këto takime e biseda, më kanë nxitur dhe inspiruar që të përfshihem në garën e brendshme të primareve për kandidat për Bashkinë Kamëz. Unë besoj fort se primaret janë manifestimi më i bukur i demokracisë dhe votës së lire.

Ekipi im dhe unë kemi punuar fort gjatë kësaj kohe për bashkimin e demokratëve në Kamëz dhe Paskuqan, e në një masë të madhe, besoj se ia kemi dalë. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin tim do t’i shumëfishoj takimet dhe kontaktet me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, në mënyrë që në zgjedhjet e 14 Majit të jemi të gjithë bashkë për të festuar clirimin e Bashkisë Kamëz nga pengmarrja e Edi Ramës dhe Rakip Sulit, e kthimin e saj qytetarëve.

Qytetarët e Valiasit, Zallmnerit, Bulceshit, Bathores, Laknasit, Frutikulturës, Paskuqanit dhe Babrrusë meritojnë më shumë dhe ne demokratët jemi më të gatshëm se kurdoherë, të punojmë me ta dhe për ta, për më mirë e më shumë.

Të dashur demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit,

Në një garë të brendshme nuk ka humbës dhe fitues. Prandaj, unë dua t’iu garantoj sot se kushdoqoftë fituesi i këtyre zgjedhjeve, qofsha unë apo miqtë e mi që kanë shprehur dëshirën për kandidim, unë do t’iu shtrij dorën e bashkëpunimit dhe do t’i përfshij në ekipin tim ose do të jem pjesë e ekipit të tyre për realizimin e misionit të përbashkët që është clirimi i Bashkisë Kamëz nga pushteti korruptiv dhe i paligjshëm i Edi Ramës dhe Rakip Sulit, dhe kthimi i bashkisë tek qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Të lidhura

Turi i 82-të Çiklistik nis nesër, ja rrugët që do bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të Çiklistik nis nesër, ja rrugët që do bllokohen

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë nis nesër dhe do të zhvillohet përgjatë 5 etapave në disa qytete të vendit....

13:34 25/05/2025
Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë
Aktualitet

Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

Shtatë persona, mes tyre edhe Xhevdet Plaku dhe Flobens Meçja, janë paraqitur sot për masën e sigurisë në Gjykatën e...

13:26 25/05/2025
Para
Mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët, çfarë deklaron 52-vjeçari radikal

Mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët, çfarë deklaron 52-vjeçari radikal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turi i 82-të Çiklistik nis nesër, ja rrugët që do bllokohen

Turi i 82-të Çiklistik nis nesër, ja rrugët që do bllokohen

13:34 25/05/2025
Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

Momenti kur Flobens Meçja hyn në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë

13:26 25/05/2025
Shqipëria votoi pro përgatitjes ndaj pandemive, bashkë me 124 vende në marrëveshjen e OBSH-së

Shqipëria votoi pro përgatitjes ndaj pandemive, bashkë me 124 vende në marrëveshjen e OBSH-së

12:50 25/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

12:40 25/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.