Skip to content
Të Gjitha

“Një djalë i vogël mbeti pa nënë”! Vjehrri shqiptar vrau me thikë nusen e djalit, shoqet e viktimës: Burri i saj ishte xheloz

· 3 min lexim

Një ngjarje tronditëse ndodhi tre ditë më parë në Zvicër.

Një 56-vjeçar shqiptar nga Kosova masakroi për vdekje me thikë nisen e djalit të tij.

Sipas mediave zvicerane, autori i dyshuar i krimit makabër është 56-vjeçari, Bamir T., i cili u arrestua nga policia në vendin e krimit,

Viktima u identifikua si Adelina T., 24-vjeçe.

Ngjarja ndodhi në një apartament në rrugën Muttenz, në qytetin Pratteln.

Babai dhe djali i tij 27-vjeçar jetonin me nusen e djalit dhe me nipin 4-vjeçar deri një vit më parë.

Më pas familja e çiftit të ri ishin zhvendosur në shtëpinë e tyre që ndodhej pranë banesës së 56-vjeçarit.

Ata madje kanë ruajtur edhe lidhjet e ngushta me këtë të fundit.

Ende ka shumë dilema në lidhje me motivet që e kanë shtyrë 56-vjeçarin të bënte një akt të tillë ndaj së resë.

Në disa media shkruhet se e ndjera kishte pasur konflikte me vjehrrin e saj pasi bashkëshorti i saj kishte paguar fshehurazi një avokat për të bërë divorcin ndaj 24-vjeçares.

Ky është një ndër motivet që e japin si shkak edhe mediat zvicerane që shkruajnë për ngjarjen e rëndë të shqiptarëve të Kosovës në Zvicër.

Në  kohën kur nusja ka kuptuar planin e bashkëshortit, mësohet se ajo ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore, veprim ky që dyshohet të jetë bërë shkak i ngjarjes tragjike.

Zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Baselland, thotë se autori i dyshuar tani është ne paraburgim.

Policia zviceriane ka marrë në pyetje edhe dy shoqe të viktimës, për të mësuar edhe më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Njëra prej tyre, Adelina është shprehur vetëm me fjalë pozitive për shoqen e saj të ndjerë.

“Ajo ishte e mirë dhe e denjë për të gjithë, punoi shumë.

Por burri i saj ishte shumë, shumë xheloz. Unë mendoj se ajo duhej të ndryshonte punë për shkak të kësaj.

Ajo nuk ndihej mirë në këtë martesë, por prapë ajo e donte shumë burrin e saj dhe kujdesej për djalin me dashuri.”- ka thënë ajo.

Ndërsa shoqja tjetër e Adelinës, Emira është shprehur se shoqja e saj ishte një amvisë e mirë, por vjehrrit e saj nuk ishin kurrë të kënaqur me të.

“Adelina ishte një nënë dhe amvisë e mirë.

Ajo kujdesej për gjithçka në shtëpi, gjithmonë përpiqej të ishte një grua e mirë. Por ajo më tha që vjehrrit e saj nuk ishin kurrë të lumtur me të, pavarësisht se çfarë bënte.

Pashë buzët e saj të çara, gërvishtje dhe të mavijosura”, është shprehur shoqja e viktimës.

Kjo e fundit ka lënë pas edhe një djalë të vogël nga martesa e saj me djalin e autorit të krimit.

“Një grua e re humbi jetën dhe një djalë i vogël tani nuk ka nënë”, janë shprehur dy shoqet e ngushta të viktimës.

Pamje nga shtëpia e viktimës