Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një 21-vjeçare ndërroi jetë! Tashmë të rinjtë duhet të zgjohen, çudia “Covid-19” nuk zgjat 3 ditë!

21:47 15/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme ishte tronditës lajmi se një vajzë 21 vjeçe ndërroi jetë nga Covid-19, duke u bërë viktima më e re e regjistruar në vendin tonë. 21 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe kishte 7 ditë me temperaturë në shtëpi. Ajo u dërgua me urgjencë nga Tepelena në spital ku u intubua por nuk arriti dot të mbijetonte. Situata duket alaramuese edhe sa i përket numrit të rasteve të reja që raportohen çdo ditë, apo edhe numrit të vdekjeve në 24 orë që javët e fundit është rritur ndjeshëm.

Ajo që kanë vënë re mjekët, ekspertët dhe autoritetet përkatëse është se tashmë në betejë me Covid-19 janë moshat e reja, pavarësisht se në fillim të epidemisë u dukën si kategoria më pak e rrezikuar.  Tashmë edhe në spitalin Infektiv dominojnë të rinjtë, duke shtruar kështu një problemtikë goxha serioze.

Bluzat e bardha kanë bërë thirrje për kujdes dhe për përgjegjshmëri sepse tashmë lufta është e të gjithëve. E gjitha kjo ka rëndësi të dorës së parë sidomos nga fakti se të rinjtë nuk rrezikojnë vetëm veten, por edhe familjarët e tyre, andaj kujdesi duhet të jetë i dyfishtë. Por, fatkeqësisht në realitet vihet re e kundërta, pasi grupmoshat e reja nuk kanë mësuar ende se si të bashkëjetojnë me virusin, i cili ka gjunjëzuar të gjithë botën. E panorama bëhet më e trishtë nga fakti se këta të rinj mendojnë se e gjitha është lojë dhe kanë humbur besimin se ky virus me të vërtetë ekziston.

Për ngjarjen ka folur së fundmi, edhe Eugena Tomini shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, e cila theksoi se virusi nuk njeh moshë dhe se tani po prek fashën e re. Tomini bëri apel që ata që kanë shenja shqetësuese të virusit të mos neglizhojnë dhe të kontaktojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare apo mjekun e familjes. Po ashtu ajo tha se duhet të vlerësohen në kohë shenjat klinike nga autoritetet shëndetësore, por dhe nga qytetarët.

“Covid nuk njeh moshë, në fillim ka qenë një profilizim i prekjes dhe simptomatologjisë. Por ndërkohë dalë ngadalë me vazhdimin e epidemisë ,dhe tipizimin e virusit kemi një fashë të re, grupmosha 25-30-40 vjeç dhe fatalitetit i moshës 21 me rastin e vajzës që shpreh ngushëllimet për të afërmit. Virusi nuk njeh moshë, nuk njeh preferenca dhe për rrjedhojë duhet të jemi të gjithë të kujdeshshëm, të vlerësohen në kohë shenjat klinike nga autoritetet shëndetësore por dhe vetë qytetarët që të kërkojnë ndihmë shëndetësore në kohë. Ka shumë rëndësi sidomos për ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.”

Disa ditë më parë edhe Skënder Brataj, shefi i Urgjencë Kombëtare tha se të rinjtë nuk janë bashkëpunues. Ai madje tha se pubet, lokalet dhe vendet e argëtimit për të rinjtë do kthehen në vatrat e ardhshme të virusit, pasi aty nuk respektohet asnjë masë.

Edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një apel goxha të fortë mbrëmjen e djeshme për të rinjtë, ku shkruante mes rreshtave në rrjetet sociale:

“Kam një apel për të rinjtë! E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi. E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy. Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë. 🙏🏼Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!

Andaj vlen një apel i tillë çdo ditë, çdo kohë, derisa ne ta fitojmë këtë luftë. Covid-19 është çudi, por ndryshe nga të tjerat nuk zgjat 3 ditë, por deri tani ka 6 muaj dhe e keqja akoma s’ka kaluar. (Skënder Brataj).

Marrë nga IconStyle

Të lidhura

Foshnja e sapolindur humb jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve te ‘Koço Gliozheni’
Aktualitet

Foshnja e sapolindur humb jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë....

13:12 22/07/2025
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 13 persona për prostitucion me vajza nga Amerika Latine
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 13 persona për prostitucion me vajza nga Amerika Latine

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 13 persona, të akuzuar për veprat penale të ‘prostitucionit’...

12:56 22/07/2025
Para

Qëllohet me tullë fugoni i ekipit të Forcave Shqiponja në Elbasan, plagoset një efektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Foshnja e sapolindur humb jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

Foshnja e sapolindur humb jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

13:12 22/07/2025
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 13 persona për prostitucion me vajza nga Amerika Latine

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 13 persona për prostitucion me vajza nga Amerika Latine

12:56 22/07/2025
Aksident i rëndë në Dibër, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Dibër, humb jetën një person

12:42 22/07/2025
Pushuesi humb jetën sapo hyn në det, dyshimet e para

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

11:51 22/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.