Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje e rëndë në Bathore/ Një grua përplas me makinë të miturën 5 vjeçe

· 2 min lexim

Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në zonën e Bathores, ku një grua ka përplasur me makinë një vajzë të mitur pesë vjeçe. Ngjarja ka ndodhur sot, kur shtetasja me iniciale I.M. ka aksidentuar me mjetin e saj shtetasen e mitur me iniciale E.T. Vogëlushja është dërguar menjehere në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Numër 5 për te kryer veprimet e mëtejshme hetimore. Policia është duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Ditën e djeshme ndodhi një aksident i ngjashëm në Kamëz, ku makina përplasi një 17-vjeçar, i cili u dërgua në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja ndodhi në zonën e “Bulevardit Blu”, rreth mesditës kur drejtuesi i mjetit me iniciale A.H., aksidentoi të riun me iniciale E.B.

Njoftimi plotë i Policisë së Shtëtit:

Tiranë/ Infromacion paraprak

Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., pesë vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë numër 5, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.