Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ngacmonte vajzat e fshatit”/ Familjarët e autorëve flasin për vrasjen e Matajt

15:14 31/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
“Ngacmonte vajzat e fshatit”/ Familjarët e autorëve flasin për vrasjen e Matajt

Ndërsa dy autorët e Klisman dhe Arjon Hasaj ndodhen në burg për vrasjen e Ramazan Matajt, të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë.  Motra e Armela Hasajt ka treguar se Ramazan Mataj kishte përndjekur të motrën dhe madje kishte tentuar të hynte në banesën e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.

Sipas saj, ajo ndodhej në shtëpi kur Mataj tentoi të hynte brenda, ndërsa vetë ishte në katin e dytë dhe ai ndodhej poshtë.

Në lidhje me ekzekutimin e Ramazan Matajt, ajo ka treguar se ai kishte shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj. Ajo ka shtuar se, edhe pse fillimisht nuk e mendoi se vëllezërit e saj mund të kishin lidhje me ngjarjen, konflikti i mëparshëm me ta dhe shqetësimi që vëllai i kishte shprehur për këtë situatë e bëri të dyshonte.

Gjithashtu, ajo ka pohuar se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj, pasi, po të kishte ndjenja të vërteta për të, do t’i kishte kërkuar dorën pas ndarjes nga bashkëshorti i parë.

Në një intervistë televizive ka folur edhe nëna e dy autorëve.  Ajo është shprehur se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima i kishte bërë vajzës së saj, ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera.

Ajo ka rrëfyer se ndodhej në Tiranë, në momentin që kishte  marrë vesh se djemtë  e saj kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Nëna rrëfen se djemtë nuk i kishin treguar asgjë për planin e tyre dhe se Armela nuk kishte komunikim me nënën e saj prej 4 vitesh.

“Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzës time Amelës. Ai ngacmonte edhe vajzat e tjera. Ditën e ngjarjes ishim në Tiranë, kur morëm vesh se djemtë kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Djemtë nuk më treguan asgjë se çfarë kishin plan të bënin.  Kam 4 vite që nuk kam komunikim me Armelën”, përfundoi ajo.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe babai i Armelës i cili  tregoi se kishte parë mesazhe dhe video që viktima i dërgonte vajzës së tij  dhe se bashkëfshatarët ishin në dijeni të tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 4 janar të këtij viti, kur dy vëllezërit Hasaj i kishin zënë pritë Matajt dhe e qëlluan për vdekje shumë pranë shtëpisë së tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deshmifamiljareRamazan matajvellezerit hasavrasje

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela

KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English