Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga skena në bankën e dëshmitarit, GJKKO thërret Noizy-n përballë Laert Haxhiut

11:40 24/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, në cilësinë e viktimës së veprës penale. Ai pritet të jetë i pranishëm në seancën që do të mbahet këtë të mërkurë, në kuadër të gjykimit ndaj Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.

Sipas procedurës, në momentin kur një çështje kalon për gjykim, viktimat e veprës penale kanë të drejtë të bëhen pjesë e procesit, të përfaqësohen me avokat ose të zgjedhin të mos marrin pjesë. Noizy është thirrur si viktimë pas ngjarjes së ndodhur në qershor të vitit 2022, kur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës u vendos lëndë plasëse.

Nga hetimet rezultoi se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, pas konfliktit që reperi kishte pasur me Kleviol Ahmetin, i njohur me pseudonimin Cllevio Serbiano.

“Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar: – Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë; – Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë; – Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë; – Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.”, njoftonte policia asokohe pas ngjarjes.

Konflikti mes Noizy-t dhe Kleviol Ahmetit nisi në rrjetet sociale dhe më pas u zhvendos në jetën reale. Fillimisht, sipas raportimeve, ishte reperi nga Lushnja ai që ofendonte Noizy-n në rrjetet sociale. Situata u përshkallëzua kur Ahmeti, ndonëse në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, shkoi në lokalin e Noizy-t në Durrës, ku u godit me grusht nga reperi. Për shkelje të masës së sigurisë, ai përfundoi sërish në burg.

Pas daljes nga burgu, kërcënimet dhe ofendimet në rrjetin social TikTok vijuan. Gjatë një viti, bizneset e Noizy-t, përfshirë makinën Ferrari, lokalin dhe dyqanin e rrobave, u përfshinë nga zjarri disa herë. Për djegien e Ferrarit me vlerë 300 mijë euro, u arrestua Siar Konti nga Vlora. Gjatë deklaratës së tij, ai tha se pas ngjarjes fshihej reperi Cllevio Serbiano. Nga ana tjetër, Kleviol Ahmetaj deklaroi për policinë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve, Konti nuk ka qenë i vetmi person i përfshirë në dëmtimet ndaj kundërshtarit të tij, pasi dyshohet se për ndihmë është drejtuar edhe tek një shok i ngushtë i fëmijërisë.

Në sallën e gjyqit, Noizy do të përballet me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për Masakrën e Lushnjës të vitit 2017. Më 4 tetor 2025, Prokuroria e Posaçme e çoi në gjyq Haxhiun dhe dy persona të tjerë, të akuzuar për vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Të tjera

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”
Aktualitet

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se kryeministrit Edi Rama “i kanë rënë maskat”, pasi sipas saj ai ka zgjedhur të mbrojë...

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje
Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua këtë të martë në Tiranë, në zonën e ish-Ekspozitës, pranë Gjykatës së Shkallës...

12:29 17/03/2026
Para
Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes

Aksident fatal në Tiranë, 7-vjeçari humb jetën, shoferi që e përplasi zhduket nga vendi i ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.