Skip to content
Kryesore

Nga Premier League, te Kupa e Italisë/ Rikthehen kampionatet europiane këtë mesjavë

· 1 min lexim

Kampionatet europiane rikthehen këtë mesjave me një sërë ndeshjesh.

Premier League këtë të martë janë planifikuar që të luhen dy takime:

Në orën 20:30 nis dueli mes Ipswich dhe Crystal Palace, ndërsa në 21:15 luhet takimi mes Leicester dhe West Ham.

La Liga, javën e 16-të e hap përballja Mallorca-Barcelona, e cila fillon në orën 19:00.

Gjermani, raundi i 1/8-ave të Kupës sjell katër ndeshje.

Dy takime nisin në orën 18:00: Arminia Bielefeld-Freiburg dhe Regensburg-Stuttgart.
Supersfidat Bayern Munich-Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen-Darmstadt startojnë në 20:45.

Ndërkohë, në Kupën e Italisë, Bologna përballet me Monza në orën 18:30, ndërsa Milan luan ndaj Sassuolo-s në orën 21:00.