Skip to content
Të Gjitha

Nga nafta tek traktorët dhe BMW-ja! Arrestohet hajduti shqiptar në Itali, grabitjet arrijnë shifrën e miliona dollarëve

· 1 min lexim

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pas një urdhri për burgim të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Bolonjës.

Ai akuzohet për një sërë vjedhjesh që kapin shifrën e miliona dollarëve, duke nisur nga traktorët te nafta:

– vjedhja e një traktori me vlerë 40,000 euro,

– 1500 litra naftë, dy vetura, një motor, si dhe pajisje të ndryshme bujqësore, dy traktorë me një vlerë prej 250,000,

– një automjet me markë BMW dhe dy traktorë,

– vjedhja e pajisjeve bujqësore,

– dy traktorë bujqësorë me një vlerë 65,000 dhe 20,000 litra naftë,

Këto vepra penale janë kryer midis muajve mars dhe korrik në vitin 2016, ndërsa tani është bërë e mundur kapja e tij.

Shqiptari po mbahet në burg, në Modena.

Gjykata ka dhënë 4 vite burg, ndërkohë që identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.