Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

16:03 07/05/2026
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, një nga figurat qendrore të dosjes së shumëpërfolur të tenderave të dyshuar abuzivë në institucionin që administron sistemet kryesore digjitale të shtetit.

Nga masa “arrest shtëpie”, Karçanaj do të hetohet tashmë me “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Sipas vendimit, ajo duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore dy herë në muaj, çdo të martë të parë dhe të tretë, në orën 10:00.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ndryshon masën e vendosur më parë nga Apeli i GJKKO-së, ndërsa lë në fuqi masat për personat e tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

Karçanaj ndodhet nën hetim nga SPAK për një seri shkeljesh që lidhen me tenderat e AKSHI-t, institucion që për vite me radhë ka administruar qindra milionë euro fonde publike në emër të “digjitalizimit” të shtetit. Hetimet fokusohen në të paktën 12 procedura prokurimi të dyshuara për favorizime, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

SPAK ka ngritur dyshime se në AKSHI është ndërtuar një skemë e centralizuar tenderash, ku të njëjtat kompani kanë përfituar vazhdimisht kontrata me vlera të mëdha, shpesh me konkurrencë të kufizuar dhe me kritere të kontestuara. Në qendër të hetimeve janë emra si Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, ndërsa kontrollet e BKH-së janë shtrirë në banesa, zyra dhe kompani të lidhura me dosjen.

Por dosja ndaj Karçanajt nuk lidhet vetëm me tenderat. Emri i saj është përmendur prej vitesh në një seri skandalesh që kanë shoqëruar AKSHI-n gjatë periudhës së drejtimit të saj. Agjencia u kthye në simbol të dështimeve të sigurisë kibernetike dhe rrjedhjeve masive të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Nën drejtimin e Karçanajt ndodhën publikimet e databazave me paga, numra telefoni dhe të dhëna sensitive për qindra mijëra qytetarë. Skandali i patronazhistëve në vitin 2021 ekspozoi një rrjet të dhënash personale dhe preferencash politike që në çdo shtet normal do të kishte prodhuar dorëheqje dhe përgjegjësi direkte institucionale. Megjithatë, asokohe askush nuk mbajti përgjegjësi.

Një tjetër goditje e rëndë ishte sulmi kibernetik iranian i vitit 2022, që paralizoi përkohësisht sistemet shtetërore dhe nxori në pah dobësi serioze në infrastrukturën digjitale të vendit. Edhe pse qeveria fliste për “mbrojtje të avancuar kibernetike”, sistemi u rrëzua për ditë të tëra dhe nuk u publikua asnjë raport i plotë teknik mbi dëmet dhe përgjegjësitë.

Po ashtu, gjatë viteve të fundit, qytetarët janë përballur vazhdimisht me probleme në e-Albania, ndërprerje shërbimesh dhe sisteme që shpesh kanë dështuar nën ngarkesë, pavarësisht miliona eurove të investuara për modernizimin e tyre.

AKSHI është akuzuar edhe për krijimin e një monopoli faktik në tregun e teknologjisë, ku tenderat më të mëdhenj të shtetit kalonin përmes agjencisë dhe përfitoheshin nga një rreth i ngushtë kompanish. Kritikët kanë ngritur vazhdimisht dyshime se “digjitalizimi” u përdor si mbulesë për kontrata të fryra dhe projekte që prodhuan më shumë propagandë sesa rezultate konkrete.

Pikërisht për këtë arsye, zbutja e masës së sigurisë ndaj Karçanajt pritet të ngjallë debat, në një kohë kur dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike dhe të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Të tjera

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë
Kryesore

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

Hantavirusi i Andeve ka mbërritur edhe në Holandë, duke shtuar shqetësimet ndërkombëtare për një virus të rrallë, por shumë të...

13:40 07/05/2026
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza
Aktualitet

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin infektiv me simptoma helmimi ushqimor, pas dyshimeve se kanë konsumuar...

10:56 07/05/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

16:03 07/05/2026
Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

13:40 07/05/2026
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, AKU merr mostrat e ushqimit dhe ujit për analiza

10:56 07/05/2026
Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

Në sekuestro nga SPAK për AKSHI-n, “AlbaScan” merr tenderin 1 mld lekë për portet

23:25 06/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.