Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
Reading Time: 3 min lexim

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim të fortë publik në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që ndodhen prej ditësh në shesh.

Në fjalën e tij, Aliaj u bëri thirrje universiteteve, akademisë dhe institucioneve publike që të mos heshtin, por të dalin hapur dhe të mbajnë qëndrim përballë situatës. Ai tha se një qeveri që nuk mbron interesat e brezit të ri nuk mund të pretendojë se përfaqëson të ardhmen e vendit.

“Një qeveri që nuk mbështet interesat e brezit tuaj është armiku juaj. Është shumë e vërtetë. Ne nuk mund të lejojmë arrogancën sikur ky vend i përket një padroni dhe të bëhet si thotë ai”, u shpreh Robert Aliaj.

Artisti kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm, ndërsa ministrat nuk shfaqen publikisht për të mbrojtur përgjegjësitë dhe detyrat e tyre. Ai tha se kjo nuk është demokraci dhe se përfaqësuesit e shtetit kanë detyrim të flasin.

Aliaj pati kritika të forta edhe për komunikimin e kryeministrit Rama me protestuesit, duke i kërkuar të mos përdorë rrjetet sociale për të etiketuar apo bullizuar qytetarët që protestojnë.

“Kryeministri duhet të mos flasë nëpër TikTok dhe të bullizojë njerëzit apo të etiketojë protestuesit”, tha ai.

Fjala e plotë e Robert Aliajt:

“Jam shumë i gëzuar që jam këtu sot krah studentëve. Është për mua dyfish kuptimplotë, sepse në vitin 2018 unë me Galën kemi qenë në protestën e studentëve dhe kemi luftuar e mbështetur me zemër. Ne nuk ia dolëm. Nuk ia dolëm me studentët, sepse na shkatërruan me të gjitha infiltrimet, me interesa e me probleme që po dalin edhe sot. Historia po përsëritet, por nuk duhet të përsëritet, duhet të mbarojë këtu.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve publike apo private, në veçanti atyre publike që kanë përgjegjësi për detyrën që kanë, që nga universitetet, akademia, të vijnë këtu dhe të shprehen, të gjitha me radhë. Një qeveri që nuk mbështet interesat e brezit tuaj është armiku juaj. Është shumë e vërtetë. Ne nuk mund të lejojmë arrogancën sikur ky vend i përket një padroni dhe të bëhet si thotë ai.

Nuk mund të lejojmë një lider që flet në emër të përfaqësuesve të shtetit. Këtu nuk ka ministra, por një burrë që flet për të gjithë. Kjo nuk është demokraci. I bëj thirrje edhe përfaqësuesve të shtetit, njerëzve të zgjedhur nga ju, këtyre ministrave që nuk kanë, mos ta them, nuk kanë këllqe, nuk kanë bole, të dalin dhe të mbrojnë jo vetëm detyrën që kanë marrë, por edhe dinjitetin personal.

Po të isha unë ministër, nuk do hante m*t një kryeministër të fliste në vendin tim. Nuk do ndodhte kjo. Sepse ky është precedent shumë i keq për PS-në, që po konvertohet si Parti e Punës, duke adhuruar një lider që të injoron deri në atë pikë sa të mos të japë fjalën për detyrën që ke. Është detyrim sot të dalësh të flasësh. Këtë detyrim e ka edhe kryeministri: të mos flasë nëpër TikTok dhe të bullizojë njerëzit, të bëjë tipologjinë e protestuesve, sepse duke ofenduar një protestues, ai harron që është shqiptar, mund të ishte edhe ai një qytetar, por që është një milion herë më i keq….”

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë
Kryesore

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

Pas ditësh të tëra protestash, bashkimi qytetar ka arritur atë që shumë e quanin të pamundur: ka thyer frikën, ka...

15:03 16/06/2026
Para
Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.