Skip to content
Të Gjitha

Nesër dita e fundit për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, a do të ketë më shtyerje të saj nga kryeministri Rama?

· 1 min lexim

Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe rasteve të shumta të infektuarve në vend, qeveria Rama vendosi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.

Pra, nesër është fundi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars kur numri i viktimave dhe të infektuarve në vend ishte më i ulët.

Ndërsa pas u propozua dhe u vendos në Kuvend shtyrja e saj me dy muaj, deri më 23 qershor.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Ai foli për një skenar që kishte të bënte vetëm me shtyrjen në disa zona, kryesisht në qytetet bregdetare.

Ditët e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 33 raste të reja, ndërkohë që situata te Infektivi nuk është aspak e mirë, pasi numri i të shtruarve sa vjen e shtohet.