Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nëna kërkon mjekim të detyrueshëm për vajzën me probleme mendore

21:21 14/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje tronditëse është sjellë në vëmendje nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, duke ndriçuar një realitet të dhimbshëm që rëndon mbi shumë familje shqiptare që përballen me të afërm me probleme të shëndetit mendor.

Në fokus të këtij rasti është Marije Gjoka, një nënë e dëshpëruar që tregon se jeton në ankth të përhershëm prej dhunës së ushtruar nga vajza e saj 35-vjeçare, e cila vuan nga skizofrenia dhe bipolariteti. Marija shprehet se vajza është shumë agresive dhe nuk pranon të marrë medikamentet, gjë që e bën edhe më të rrezikshme për familjen.

Me lot në sy, ajo rrëfen se ndodhet në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa dhuna ka kaluar në përmasa ekstreme.

Sipas saj, disa ditë më parë vajza është përpjekur ta mbysë në gjumë, duke i vendosur duart në fyt. Ajo kujton me dhimbje edhe një tjetër episod të rëndë: “Nuk durohej më, e denoncova dhe bëri 4 vite burg”. Por dalja nga burgu e përkeqësoi edhe më shumë situatën, pasi dhuna ndaj nënës dhe sjelljet e pahijshme ndaj djalit të saj 15-vjeçar janë bërë më të shpeshta.

“Nuk i pi ilaçet dhe ne nuk e detyrojmë dot t’i pijë. Kemi frikë t’ia japim me zor”, shprehet Marija, duke shtuar se shpesh vajza largohet nga shtëpia pa paralajmërim dhe i duhet të njoftojë policinë për ta gjetur.

Pavarësisht se është drejtuar disa herë tek autoritetet, nëna thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë konkrete. Kështu, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë përmes emisionit “Fiks Fare”. Gazetarja e emisionit, bashkë me Marijen, u drejtuan në Komisariatin nr.5 në Kamëz, por përballen me pengesa burokratike dhe refuzim për t’u dhënë informacion, çka përkeqësoi gjendjen emocionale të gruas, e cila humbi ndjenjat në ambientet e komisariatit.

Pak ditë pas kësaj ngjarjeje, Shefi i Krimeve në Komisariatin e Kamzës, Sokol Llanaj, kontaktoi redaksinë e “Fiks Fare”, duke deklaruar se të gjitha kallëzimet e Marije Gjokës janë protokolluar dhe janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Gazetarët dhe zonja Marije më pas u drejtuan në këtë institucion për të ndjekur më tej çështjen, me qëllim që Prokuroria të marrë një vendim që mundëson trajtim të detyruar për vajzën, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme dhe për t’i rikthyer një minimum sigurie kësaj nëne të lodhur nga vuajtjet.

Të lidhura

Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit
Aktualitet

Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit

Janë publikuar rezultatet e votave për kandidatët për deputet në Bashkinë e Pustecit. Sipas të dhënave të fundit, nga Partia...

09:16 12/05/2025
Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar
Aktualitet

Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar

Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 19 nga 23 kutitë e votimit. Deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 2,935 vota, ndërsa...

09:09 12/05/2025
Para
Horoskopi sot: 10 Prill 2025

Horoskopi sot: 15 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit

Ja sa vota ka marrë secili kandidat në Bashkinë e Pustecit

09:16 12/05/2025
Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar

Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD në Skrapar

09:09 12/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

09:04 12/05/2025
Vijon numërimi në qarkun e Shkodrës, si janë rezultatet

Vijon numërimi në qarkun e Shkodrës, si janë rezultatet

08:56 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.