Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

13:56 13/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ekspozitë që tejkalon format tradicionale dhe shndërrohet në një rrëfim emocional për qytetin, historinë dhe kujtesën kolektive të tij.

Kjo është “Nën Qyteti”, ekspozita më e re e piktorit pogradecar Anastas Kostandini, i njohur për publikun si Taso, e hapur mbrëmjen e së shtunës në Galerinë e Arteve në Pogradec.

Përmes 31 vizatimeve të realizuara me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, Taso sjell fragmente nga e shkuara e qytetit të tij, duke rikthyer në vëmendje jetën e dikurshme, traditat dhe thelbin identitar të Pogradecit.

Për autorin, ekspozita është më shumë se një paraqitje artistike. Ajo është një akt dashurie për qytetin e tij: “E gjithë ekspozita është një himn për qytetin, për jetën e dikurshme, për jetën tonë, për traditat tona. Ekspozita është mbështetur mbi aftësinë time për të vizatuar e për të krijuar skena që lidhen me historinë e qytetit dhe periudha shumë të largëta. Kjo edhe për faktin se qyteti jonë ka shumë nevojë të jetë shumë i vetëdijshëm për identitetin e vet dhe mendoj se ky është një kontribut. Nëpërmjet 31 vizatimeve, unë zbuloj, udhëtoj nëpër memorien time, që shpresoj që qytetarët të ndihen të emocionuar”, – u shpreh Taso.

Ekspozita përfshin edhe elementë modernë dhe ndërveprues, në disa pika të qytetit janë vendosur kode QR që mund të skanohen nga qytetarët për të lexuar historinë pas çdo vepre.

Kështu, ekspozita nuk qëndron vetëm brenda galerisë, por shtrihet në hapësirën urbane, duke e bërë artin pjesë të përditshmërisë.

“Ekspozita besoj që ka një paraqitje të veçantë, në gjithë qytetin janë shpërndarë bar code që korrespondojnë me vizatimet. Ti mund t’i skanosh ato dhe më pas të lexosh historikun e tyre. Është një punë komplekse dhe ekspozitë e veçantë për galerinë tonë”, shtoi piktori.

I pranishëm në hapje të ekspozitës ishte edhe regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, i cili vlerësoi jo vetëm dimensionin estetik të punës, por edhe mesazhin e fortë qytetar që ajo përcjell:

“Është rasti të rithem që ky Taso të befason me kërkimet e tij për të bërë qytetin e Pogradecit. Një pogradecar i jashtëzakonshëm, si edhe piktor i zoti. Çdo vit ai sjell ekspozita, por kjo e sotmja lidhet me diçka shumë të veçantë. Të gjitha këto punime janë punuar me një dashuri qytetarie. I ka dhënë Pogradecit një shikim shumë të veçantë, me një dimension qytetar. Tasoja e shikon si qytet europian, çdo gjë ka një lëvizje shumë të emancipuar. Pikërisht kjo është e veçanta e ekspozitës sipas meje. Unë ja njoh Tasos të gjitha punët, e përgëzoj”.

Ekspozita “Nën Qyteti” do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Galerinë e Arteve në Pogradec.

Përmes veprave, teknologjisë dhe shpërndarjes në hapësirën publike, ajo transformon qytetin në një galeri të hapur ku ndërthuren kujtesa, arti dhe ndjeshmëria qytetare.

Etiketa: ekspozita

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.