Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në pranga prodhuesi i vajit të ullirit të rrezikshëm

12:30 26/11/2024
Reading Time: 3 min lexim

Faqja e Facebook-ut “Vaji Ulliri Bio Jugu” ofronte vaj ulliri me një çmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj të sapo prodhuar, me një numër të madh interesantësh.

Emisioni “Stop” kontaktoi administratorët e faqes dhe bëri një porosi prej 10 litrash. Pas porosisë, vaji u dërgua me postë.

Kur u kontrollua emri i kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), nuk u gjet asnjë informacion lidhur me të.

Për më tepër, emisioni “Stop” dërgoi produktin në një laborator privat për analizë dhe profesor Sokol Abazi, ekspert i analizave kimike, konfirmoi se produkti i blerë nuk është vaj ulliri.

“Nga profili acideve yndyrore mund të themi që ky nuk është aspak vaj ulliri. Gjithashtu shikohet që ka një përbërje më të lartë të acidit imeristik, gjë që të lë të besosh se është përzierë me ndonjë çik vaj misri, kurse përqindja e acidit oleik që është parametri kryesor i vajit të ullirit është 44%, minimalisht duhet të ishte 55%.Gjithashtu ka një përqindje shumë të lartë të acidit linolentik që është shumë e lartë për vaj ulliri e ka 43%, kur duhet të ishte më i vogël se 20% dhe kjo të flet hapur që është një përzierje. Gjithashtu po të shikojmë analizat spektrofotometrike aty tregohet që parametrat janë jashtë çdo standardi. Por, në varësi se me çfarë mund të jetë përzierë mund të shkaktojë rrezik për shëndetin”,  sqaroi për emisionin “Stop” eksperti Sokol Abazi.

Nga ana tjetër, eksperti i agronomisë, Dritan Kolleshi, si dhe prodhuesit Elsion Doko dhe Kudret Sado, theksojnë se çmimi i vajit të ullirit nuk mund të jetë kaq i ulët, 500 lekë të vjetra për litër.

“Nëse bëjmë një kosto për ullinj në 1 mijë metër katrorë, kemi 20 rrënjë ullinj 10-15 vjeçarë ata japin rreth 800 kilogramë ullinj. Duke llogaritur rrezen është 12 litra për kunjtalë ulliri i bie diku tek 96-100 litra vaj. 100 litra vaj po të llogarisësh shpenzimet e këtij viti janë rreth 415 mijë lekë të vjetra për dynym atëherë automatikisht vetëm nga këto shërbime dhe nga kjo vlerë pa llogaritur transportin dhe gjëra të tjera, që unë nuk i kam futur çmimi i vajit kosto për një njeri që merret me ullirin është 4 mijë e 800 lekë të vjetra, por po të llogarisësh dhe vitin tjetër që nuk do të ketë këtë prodhim që do të jetë 50% e prodhimit ose më pak, atëherë vaji i ullirit shkon 5 mijë e 800 deri në 6 mijë lekë të vjetra për litër,” shpjegoi Dritan Kolleshi.

“Vaji im në treg do të dalë me 8 mijë lekë të vjetra kilen, jo më poshtë. Që të laj unë punëtorët dhe detyrimet e tjera të ullinjve dhe që të dalë diçka dhe për mua pastaj. Cilësia ka qenë pak e mirë, por po vuajmë për punëtorë. Punëtorët po paguhen ditë për ditë 25-30 mijë lekë të vjetra në dit. Cilësia e vajit kur del nga fabrika e kontrolluar nga shteti, nuk ka gjë më të madhe dhe më të mirë për fermerin. Ai është vaji që del tamam si mjalti, nuk e ndan dot nga mjalti. Ky është vaji që i themi ne ekstra vaj bio ,” tha Elsion Doko.

Sipas tij produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë çdo standardi, madje i rrezikshëm. “Stop” la takim me prodhuesin e këtij vaji, Alush Agalliu, i cili këmbënguli se produktin e ka të cilësisë së lartë.

Në shtëpinë e tyre në fshatin Tapi, ata përzienin vajra të ndryshëm dhe produkte të panjohura. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan mijëra litra lëndë vajore të paidentifikuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketim, 29 milionë lekë dhe një shumë të madhe eurosh, të cilat dyshohet se janë fituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme.

Babë e bir akuzohen për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u bë i mundur arrestimi i Agalliu dhe u shpall në kërkim djali i tij.

Etiketa: aksionFshati TapiProdukte të panjohurasekuestrimVajra të ndryshëm

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, dalin 2 vota tepër

Në qendrën e votimit të ngritur në ambientet e burgut të Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votës disa emra...

09:12 13/05/2025
Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet
Aktualitet

Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit është thuajse i përmbyllur, me 505 nga 508 qendra votimi të...

09:06 13/05/2025
Para
‘Nuk na kanë arrestuar akoma’/ Artan Hoxha dhe Elton Qyno dalin nga SPAK

SPAK zbulon rolin e gazetarëve në organizatën e Suel Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Koka e Beqaj, dalin 2 vota tepër

09:12 13/05/2025
Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

Numërohen kutitë në Qarkun e Elbasanit, rezultatet

09:06 13/05/2025
Ja ndarja e mandateve në Parlament me votat e numëruara deri tani

Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive

09:00 13/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

08:53 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.