Skip to content
Sociale

Në prag të sezonit turistik, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

· 2 min lexim

Ndodhemi në prag të sezonit turistik dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rishikuar masat anti-Covid.

Ditën e sotme është zhvilluar  një mbledhje lidhur me situatën epidemiologjike në vend, duke vlerësuar numrin e ulët të rasteve të reja ditore.

Mira Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi heqjen e detyrimin për mbajtjen e maskave dhe se gjithashtu lejohet muzika pas orës 23:00 dhe lejimi i klubeve të natës.

Gjithashtu u vendos që nga data 1 maj çdo qytetar do të hyjë në Shqipëri pa çertifikatë vaksinimi., pra nuk do të kërkohet më “Gren Pass” për lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Silva Bino tha se tek moshat e reja është vënë re një mbulesë e ulët vaksinale, dhe kjo sjell edhe vaksinimin në rang vendi.

Bino theksoi  se Shqipëria është vendi i dytë në rajon për administrimin e dozave.

“Kemi akoma qarkullim të shtamit Ba1, Ba2. Shtamet e Covid-19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme, ndaj risku mbetet aktual, pavarësisht uljes së rasteve”, tha Bino.

“Në Shqipëri kanë ardhur rreth 3 milionë doza të vaksinës, vaksina më e përdorur në vend është vaksina Pfizer. Në kemi një mbulesë me një dozë rreth mbi 50 %. Mund të themi se rreth gjysma e popullatës është vaksinuar me vaksinën kundër COVID”.