Skip to content
Të Gjitha

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, djali i ish-prefektit të Shkodrës kapet në Paraguaj

· 1 min lexim

Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, është arrestuar në Paraguaj.

Sipas gazetës “Tema”, Radovani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh në Shkodër.

Radovanit i janë vënë prangat më 3 tetor rreth orës 11:00 në një autostradë në Paraguaj.

Tashmë pritet që djali i ish-prefektit të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Në lidhje me këtë dosje, ndaj vëllait të tij, Bert Radovani dhe ish-prefektit, Paulin Radovani, vijonë seancat për mashtrim dhe borxhe të pashlyera.