Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshimet në Kodin e ri Penal,nga surrogacia te konsumimi i alkoolit nga të miturit

16:20 07/02/2024
Reading Time: 3 min lexim

Një sërë ndryshimesh janë propozuar së fundmi për Konin e ri Penal nga Avokati i Popullit. Mësohet se ndryshime në Kod do të ketë edhe për surrogacinë, (porosia e një çifti për të lindur fëmijë nga një grua tjetër) si dhe konsumi i alkoolit nga të miturit.

Sa i përket surrogacisë, përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar. Nëse ndryshimet në Kod miratohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës, një femër/grua madhore (nëna surrogate) me pëlqimin dhe me vullnetin e saj, të marrë përsipër që të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.

Një tjetër ndryshim është përfshirja në Kod e nenit ku dënohen personat të cilët nxisin të miturit që të konsumojnë pije alkolike.

Neni:

Porosia për të lindur fëmijë

  1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie në marrëveshje, pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.
  2. Përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, kur inseminimi apo edhe lindja bëhen jashtë mjediseve të përshtatshme/ palicensuara për kryerjen e procedurave të tilla apo për lindjen e fëmijëve, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
  3. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafit dy të këtij neni, kryhet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënim shtohet deri në një të tretën e tij.

Neni:

Nxitja e të miturve për të përdorur pije alkoolike

  1. Provokimi, nxitja apo shtytja drejtpërdrejt i një të mituri për konsumim të tepërt të pijeve alkoolike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim.
  2. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin një të këtij neni kryhet ndaj një të mituri nën moshën katërmbëdhjetë vjeç ose kur veprimet janë kryer në mjediset e institucioneve arsimore ose në mjediset e godinave/lokaleve të administruara prej tyre, si dhe në vendet e posaçme të hyrjes dhe daljes së nxënësve nga këto institucione ose në një distancë të afërt rreth këtyre institucioneve ose godinave/lokaleve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
  3. Nëse veprat penale si më sipër, kryhen në mënyrë demonstrative në mjedise publike duke sfiduar hapur normat e sjelljes së mirë, apo nxitja synon të kthejë të miturin në përdorues të rregullt të alkoolit, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Etiketa: kodi penalkosumimi i alkoolit nga te mituritndryshimesurrogacia

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Prej muajsh i arratisur, kontrata e lobimit zbulon banesën ku jeton Arben Ahmetaj

Prej muajsh i arratisur, kontrata e lobimit zbulon banesën ku jeton Arben Ahmetaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.