Skip to content
Të Gjitha

Ndihmuan Dumanin në banesë, kush janë mjekët dhe infermieri i arrestuar (Emrat)

· 2 min lexim

2 mjekë dhe një infermier janë arrestuar pasi zbulohet se kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin duke mos e kallëzuar në polici.

Ndërkohë emrat jane bere me dije ne emisionin “Ne Shenjester” dhe  janë Juljan Malaj  Ermal Gjeçi ndersa infermieri Bledi Berdalli.

Mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici.

Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi mbeti i plagosur në atentatin e një dite më parë në Elbasan.

Sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur dhe i plagosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.

Nuredin Dumani dyshohet se ka ekzekutuar vëllain e Bujar Çelës në Elbasan, si shkak i përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës. Ai ka qenë i shpallur më parë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës.

“Janë arrestuar 2 infermierë dhe 1 mjek që kanë bërë edhe kurimin e Dumanit. Mjekët kanë shkuar në banesë. Në pamjet shikohet se plaga e tij është e mire mjekuar dhe mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Është dalur edhe një shtetase kosovare që ka shoqëruar atë në ditët në vijim si dhe disa që kanë rolin e ndërmjetësit mes mjekëve.   Banesa në katin e katërt të pallatit kishte 10 ditë që ishte marrë me qira nga shtetësja kosovare. Dumanit i është sekuestruar edhe një telefon i inkriptuar, një telefon që do i hedhë dritë me kë ka komunikuar ai”, thotë gazetari Eni Ferhati.