Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E di historinë, do luajmë me zemër

12:11 26/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinho, komentoi zgjedhjet e bëra për listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Tekniku brazilian theksoi se shumë prej futbollistëve sapo kanë mbyllur sezonin dhe mund të ndihen të lodhur, ndërsa disa të tjerë kanë pushuar që më herët.

Ai u shpreh optimist për përgatitjet, duke theksuar se ka 10 ditë për të punuar intensivisht me ekipin para takimeve të rëndësishme.

“Është një periudhë specifike e sezonit. Disa lojtarë sapo e kanë përfunduar sezonin dhe janë të lodhur, ndërsa të tjerët kanë qenë me pushim më herët. Kemi 10 ditë për t’u përgatitur mirë,” tha Silvinho.

Trajneri foli edhe për sfidën ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë një ndeshje me një ngarkesë të veçantë emocionale, por me fokusin kryesor te loja dhe identiteti i skuadrës shqiptare.

“Janë dy takime të vështira, me kundërshtarë fizikisht të fortë. Më duhet të mbështetem te të 27 lojtarët e thirrur dhe të fokusohemi në punën tonë. Ndeshja me Serbinë ka një histori të veçantë, por ne duhet të tregojmë atë futboll që duam. Luajmë me zemër dhe kemi një identitet të qartë,” shtoi ai.

Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” me fillim në orën 20:45, ndërsa tri ditë më vonë, më 10 qershor, do të luajë ndaj Letonisë në “Skonto Stadions” në orën 20:45.

Silvinho theksoi edhe rëndësinë e përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë dhe kërkoi përkushtim maksimal nga lojtarët, duke u shprehur se pavarësisht rivalitetit dhe historisë, Shqipëria do të luajë me shpirt dhe përqendrim.

“E di që kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë. Kundërshtarët janë shumë të fortë fizikisht dhe kanë lojtarë me eksperiencë. Por ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të japim gjithçka në fushë,” tha trajneri.

Ai shtoi se shanset e kualifikimit për në Botëror do të bëhen më të qarta në muajt tetor dhe nëntor, por që tani duhet të përqendrohen në marrjen e pikëve në takimet e ardhshme.

“Duhet të marrim pikë nga këto ndeshje. Në fund të vitit do të dimë më shumë për shanset tona. Ndërkohë, kërkoj nga lojtarët që të luajnë me zemër dhe të përpiqen për rezultatin më të mirë,” përfundoi Silvinho.

Etiketa: Ndeshja me Serbinësilvinjo

Të tjera

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn
Aktualitet

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

Protesta kundër resortit “Blu Borgo” të Bashkim Ulajt në Rrjoll të Velipojës vijon mes tensioneve me Policinë, ndërsa çështja po...

16:32 22/02/2026
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet
Aktualitet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë nuk përfituan bonusin mujor gjatë janarit, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Ekonomisë njofton se skema...

20:51 21/02/2026
Para
Djali vazhdon të ketë dhimbje stomaku/ Prindërit protestojnë pas helmimit të fëmijëve në kopshtin e Gramshit: Shteti inekzistent!

Djali vazhdon të ketë dhimbje stomaku/ Prindërit protestojnë pas helmimit të fëmijëve në kopshtin e Gramshit: Shteti inekzistent!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

16:32 22/02/2026
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

18:02 21/02/2026
25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.