Skip to content
Aktualitet

Ndërron jetë nga covid-19, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti që humbi jetën një javë më parë

· 2 min lexim

Ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

Kujtojmë se i riu Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë.

Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku fatkeqësitë ndoqën njëra-tjetrën.

Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin covid 2 dhe fatkeqësisht nuk ia doli kundër covid-19.

Të afërmit e familjes të tronditur nga humbja e dyfishtë kanë bërë dhe reagime në rrjetet sociale.

Kujtojmë se I pari që ndërroi jetë ishte 18 vjeçari Qamil seiti, I cili ishte dhe ndër viktimat më të reja që ndërron jetë si pasojë e kovidit.

I shtruar prej disa në spitalin e infektimit në Tiranë, Seiti ndërroi jetë pasi Covid-19 I kishte prekur plotëisht muhskritë.

Më herët u njoftua se viktima  edytë nga Familja seiti, pra Luftëttar Seiti, ishtë gjithashtu I infektuar me coronaviurs dhe prej disa ditësh ndodhej I shtruar në spital, derisa mbrëmjen e kësaj të diele u lajmërua dhe vdekja e tij.