Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare kryebashkiaku socialist

· 1 min lexim

Haxhi Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak, që i ka marrë jetë kryebashkiakut socialist në moshën 52-vjeçare.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Dibër, ku ka qenë duke shoqëruar ekipin e futbollit të Egnatias, i cili u ndesh sot me Korabin.

52-vjeçari ka qenë në kafe me kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë gjatë pushimit të ndeshjes, kur papritur ka humbur ndjenjat dhe me pas u mësua se kishte pësuar infrakt.

Memolla mbante postin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, prej 30 qershor të 2019, pasi u zgjedh në zgjedhjet lokale.