Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë duke peshkuar 60 vjeçari në Zvërnec të Vlorës, dyshimet e policisë

· 1 min lexim

Policia i Vlorës ka njoftuar se një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në Zvërnec të Vlorës, teksa ishte duke peshkuar.

Ataku kardiak, dyshohet të jetë shkaktari kryesor i vdekjes së 60 vjeçarit u shprehën uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar. Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.