Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë 58 vjeçarja te infektivi, Ministria e Shëndetësisë:Nuk kishte COVID-19

· 1 min lexim

Një 58 vjeçare e infektuar me koronavirus ka humbur jetën pasditën e sotme në spitalin Infektiv.

Në njoftimin zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se 58 vjeçarja nuk ka ndërruar jetë nga COVID-19 por nga sëmundje të tjera tumorale që kishte.

Gjithashtu në njoftim thuhet që që pacientja ka qenë asimptomatike.

Njoftimi i plotë

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”.

Paraditen e sotme ka humbur jetën  një 68 vjeçar nga Puka, që sipas ministrisë ishte në gjendje të rëndë dhe të intrubuar prej kohësh.

Kujtojmë që sot në vend u regjistrua shifra më e lartë me të prekur që nga fillimi i pandemisë,82 raste ndërkohë që 571 janë aktivë.