Skip to content
Të Gjitha

Nata e Shna Ndout, Rama dhe Meta urojnë besimtarët

· 1 min lexim

Mbrëmjen e 12 qershorit besimtarët e krishterë i drejtohen Kishtës së Laçit për të pritur pelegrinazhin e fundit. 17 marsi është dita e parë e fillimit të këtij pelegrinazhi, por gjendja pandemia  e këtij viti i privoi shumë besimtarë t’i ndjekin të gjitha këto pelegrinazhe.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë uruar besimtarët nëpërmjet postimeve në Facebook.

Me anë të një video-je në Facebook kryeministri Rama publikon disa pamje prekëse dhe të detajuara brenda kishësh, ndërsa shkruan

“MËNGJES I SHENJTË🙏 nga kisha Shna Ndou🕯⛪️”.

Ndërsa presidenti Meta tha se u bashkohet lutjeve të besimtarëve për një jetë të begatë e të mbushur me lumturi.

“Të nderuar besimtarë,

Në këtë Natë të Bekuar të Shna Ndout, u bashkohem lutjeve tuaja për një jetë më të begatë, të mbushur plot lumturi e mbarësi për ju e familjet tuaja, dhe uroj përzemërisht të keni bekimet e Shenjtit! 🙏