Skip to content
Të Gjitha

“Mos i fyeni votuesit”, Yuri Kim paralajmëron: Liderët do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre

· 1 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sot  në lidhje me propozimin më të fundit të Partisë Demokratike për kandidimin e Gjin Gjonit në listat për deputetë.

Kujtojmë se ditën e djeshme dha dorëheqjen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor , gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni pak para përballjes me vettingun, ndërsa sot emri i tij u përmend nga PD si kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës ose Lezhës.

Me anë të një postimi në Twitter ambasadorja Kim u kujton liderave politik që do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre.Ndërkohë që bën thirrje për mos nxitje të korrupsionit dhe fyerje të votuesve.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, shkruan Kim.