Martesa 16-vjeçare e moderatores Arbana Osmani me bashkëshortin e saj, Ardit Kero, është drejt fundit. Pavarësisht se e ka mbajtur gjithmonë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private, burime për “iconstyle.al” zbuluan dje për herë të parë se, çifti ka prej kohësh probleme dhe po shkojnë drejt ndarjes.
![]()
Ndërsa tashmë mësohen të tjera detaje për situatën mes dy partnerëve. Sipas burimeve për “Blitz”, moderatorja nuk jeton në të njëjtën shtëpi me bashkëshortin e saj, por në një tjetër apartament bashkë me të birin.
Gjithashtu një detaj që bie në sy është edhe mungesa e unazës që Arbana mbante në dorën e majtë.
![]()
Në fotot e fundit të publikuara në profilin e saj në Instagram, unaza nuk është më në dorën e moderatores dhe kjo dëshmon akoma më shumë ndarjen e çiftit.
![]()
Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.
Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë t’u ruhet kamerave.
![]()
Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç. Moderatorja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjetet sociale ndërsa sa i përket partnerit, ajo ka preferuar të jetë tepër e rezervuar. /iconstyle.al/
![]()






