Skip to content
Të Gjitha

Mjeti del nga rruga, aksidentohet për vdekje 34-vjeçari nga Korça

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Një 34-vjeçar banues në Korçë ka humbur jetën në rrugën rurale të fshatit Dritaj, në Prrenjas.

Policia njofton se shkak i aksidentit mund të jetë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.