Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Mjeshtri i ChatGPT-së”, Taulant Balla përpiqet të ‘shpëtojë’ Ballukun, Chat-i e nxjerr bllof

21:41 04/12/2025
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Taulant Balla doli mbrëmë në “Opinion” me një vetëbesim grotesk, duke u përpjekur të përdorë ChatGPT si argument juridik për të mbrojtur Belinda Ballukun. Në vend që të sqaronte qytetarët pse një zëvendëskryeministre nën hetim për manipulim të tenderëve strategjikë pezullohet nga gjykata, ai u hodh në lojë me një deklaratë që e fundos më shumë sesa e ndihmon:

“U tha nga bufi i PD-së se ka një rast të ngjashëm me këtë. Po të doni, hyni në ChatGPT dhe pyeteni “më gjej një rast ministri të pezulluar”. Kam gjetur vetëm rastin e një senatori në Parlamentin e Brazilit.”

Jo vetëm që kjo është e pavërtetë, por edhe demonstron një paaftësi të frikshme për të kuptuar si ligjin, si mjetet që përmend.

Sepse e vërteta është krejt tjetër. ChatGPT, brenda pak sekondash, liston një sërë rastesh të dokumentuara në dhjetëra vende, ku gjykatat kanë pezulluar ose shkarkuar ministra dhe kryeministra në detyrë. Rastet shkojnë nga Tajlanda te Malawi, nga Papua Guinea e Re te Izraeli, dhe po, edhe Shqipëria është pjesë e këtij realiteti juridik normal në demokracitë funksionale. Pa harruar se pikërisht ky mekanizëm ligjor, pezullimi i një ministri të dyshuar për korrupsion, është i parashikuar qartë edhe në Kodin e Procedurës tonë Penale.

Ndërkohë që Balla kërkon t’i shesë publikut idenë se “s’ka precedent”, lista është e gjatë dhe e pamëshirshme: kryeministre e pezulluar në Tajlandë, ministra të pezulluar në Tajlandë, ministrat e Papua Guinea e Re, ministri i Bujqësisë në Malawi, ministra të shkarkuar në Izrael, ish ministra të ndaluar të mbajnë funksione në Surinam, kryeministra të larguar nga gjykatat kushtetuese.

Nëse Balla do “mësime” nga ChatGPT, ja mësimi i parë: mos e përdor si alibi kur nuk e ke idenë as si funksionon, as çfarë thotë.

Dhe mësimi i dytë: mëso ligjin tënd para se të dalësh në televizion të mbrosh të pambrojturën. Sepse GJKKO nuk e pezulloi Belinda Ballukun se i erdhi në mendje, por sepse ligji e kërkon. Dhe kur një zëvendëskryeministre akuzohet për manipulime tenderësh, për korrupsion, për skema që SPAK i cilëson si të strukturuara, pezullimi është mbrojtje e shtetit nga abuzimi.

Dhe fundja, nëse Taulant Balla kërkon vërtet të dijë se çfarë thotë ChatGPT, përgjigjja është shumë më e thjeshtë se sa mendon: ka plot ministra të pezulluar në botë, ka plot të shkarkuar, ka plot të dënuar. Në këtë listë tashmë hyn edhe Shqipëria, jo për meritë të qeverisë, por për meritë të drejtësisë që ka filluar të çlirohet pak nga pak nga tutela politike.

Nëse ka një “buf” në këtë histori, nuk është ai që Balla imagjinon.

Etiketa: chatGPTreformaeditorialTaulant Balla

Të tjera

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim
Aktualitet

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah një realitet shqetësues: gjatë vitit 2024, Shqipëria u mbush...

12:16 09/04/2026
Çfarë na provoi koha për “Air Albania”-n e Ramës?
Aktualitet

Çfarë na provoi koha për “Air Albania”-n e Ramës?

Nga Irena Beqiraj Kompania ajrore e flamurit kuqezi, “Air Albania”, që sipas Kryeministrit ishte “një vepër kombëtare”, pasi “shteti shqiptar...

11:51 09/04/2026
Para
Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun

Rama në qoshe: Ligji rrëzon propagandën, delegimet e firmave e nxjerrin bllof në betejën për të shpëtuar Ballukun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

12:16 09/04/2026
Çfarë na provoi koha për “Air Albania”-n e Ramës?

Çfarë na provoi koha për “Air Albania”-n e Ramës?

11:51 09/04/2026
SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.