Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi: Dyshohet se autorët ngatërruan shënjestër, i riu kishte emrin e një krimineli të njohur

22:28 12/11/2025
Reading Time: 2 min lexim
Misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi: Dyshohet se autorët ngatërruan shënjestër, i riu kishte emrin e një krimineli të njohur

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, i cili u gjet i karbonizuar në një zonë të braktisur, vijon të mbulohet nga misteri. Hetimet e para tregojnë se viktima, Sulo Halili nga Tepelena, ishte pa precedent penal dhe i panjohur për autoritetet, fakt që ka ngritur pikëpyetje mbi motivin e vrasjes.

Gerasimos Kourouklis, drejtues i organizatës “Silver Alert”, ka zbuluar itinerarin e fundit të 27-vjeçarit, që tashmë po hetohet nga policia greke. “Ai u largua nga shtëpia më 4 nëntor, shkoi në Vilia dhe atje telefonoi gruan, duke i thënë se po priste një mik. Më pas telefoni i tij u fik. Të premten një gjuetar pa një makinë të djegur, brenda së cilës u gjet trupi i 27-vjeçarit. Ai kishte plagë me armë zjarri dhe makina ishte djegur për të zhdukur gjurmët,” deklaroi Kourouklis.

Të afërmit e Halilit në Shqipëri janë të tronditur dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Xhaxhai i tij tregoi se nipi ishte njeri i qetë, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës. “Nipi im ishte djalë i rregullt, punë, shtëpi, punë. Nuk kishte konflikte me askënd. Ka dy fëmijë të vegjël, foshnja e tij është vetëm një muajshe. Nuk e dimë çfarë ndodhi, jemi të shkatërruar,” tha ai për mediat greke.

Edhe bashkëshortja e të ndjerit dëshmoi se më 4 nëntor ai ishte nisur drejt Vilias në Atikë, pasi kishte planifikuar të takonte një mik. Ajo ka treguar për autoritetet se Halili kishte komunikuar me një grua që kishte njohur së fundmi përmes rrjeteve sociale, ndërsa makina e tij u gjet e parkuar në hyrje të një fushe basketbolli me cigaret dhe një xhaketë brenda.

Gjatë dëshmisë, gruaja e tij tha se tre vite më parë bashkëshorti kishte marrë mesazhe kërcënuese nga ish-partneri i saj, i cili ishte xheloz, por që nuk ishte takuar kurrë me ta. Ajo u ka dorëzuar hetuesve të dy telefonat e saj për të ndihmuar në hetim.

Sipas “Newsbomb.gr”, një tjetër pistë hetimore lidhet me faktin se 27-vjeçari kishte të njëjtin emër me një personazh të njohur të botës së krimit në Greqi, i përfshirë në disa vrasje, çka ngre dyshime se mund të jetë vrarë gabimisht. Megjithatë, avokati i familjes, Alexandros Papaioannidis, ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke theksuar se ende nuk ka prova që konfirmojnë një ngatërrim identitetesh.

Autoritetet greke po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e marra për të zbuluar autorët e ngjarjes. Deri më tani, policia përjashton përfshirjen e Halilit në rrjete kriminale apo trafik armësh e drogash, ndërsa hetimet po përqendrohen në zonën e Vilias, ku u gjet automjeti i tij i djegur.

Familja e 27-vjeçarit kërkon drejtësi dhe bën thirrje që autoritetet të zbardhin sa më shpejt këtë krim të rëndë që i mori jetën një të riu dhe shkatërroi një familje të tërë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Horoskopi: 24 nëntor 2025

Horoskopi: 13 nëntor 2025

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip