Skip to content
Të Gjitha

Mister në Konispol! Gjendet një pjesë trupi njeriu në fshatin Xarrë

· 1 min lexim

Një ngjarje misterioze raportohet të ketë ndodhur në Konispol.

Policia ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të marte një pjesë trupi njeriu të groposur në fshatin Xarrë, në bashkinë Konispol

Mediat bëjnë të ditur se trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht pasi në të kishte ende inde.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetime. Pjesa e trupit është derguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizes mjeko-ligjore nga specialistë qe do te vijnë nesër nga Tirana në drejtim të Sarandës.